Marrëveshja Rama-Meloni në rrezik? Strasburgu i thotë ‘JO’ procedurës së përshpejtuar për emigrantët

E Enjte, 14 Mars 2024 16:13

Marrëveshja e firmosur mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për pritjen e rreth 36.000 emigrantëve në dy kampe që parashikohet të ndërtohen në Shëngjin dhe Gjadër, duket të jetë ende në rrezik edhe pse është miratuar nga ligjvënësit në Tiranë dhe Romë.

Protokolli i firmosur nga Giorgia Meloni dhe Edi Rama parashikon se për emigrantët e shpëtuar në Mesdhe nga anijet ushtarake italiane do të zbatohen procedura të përshpejtuara kufitare, përfshirë pagesën e garancisë 5000 euro, për të pritur vendimin e kërkesës për azil në liri dhe jo në paraburgim në qendrat shqiptare. 

 

Pikërisht, praktika e procedurave të përshpejtuara kufitare bëri që gjyqtarët e seksioneve të imigracionit të gjykatave italiane të mos vepronin, por të kërkonin nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë për të thënë fjalën e fundit për legjitimitetin e saj.

Gjykata e Kasacionit në Itali ia ktheu çështjen gjyqtarëve të Strasburgut, ndërsa ministria e Brendshme kërkoi shqyrtimin urgjent të ankimit.

Gjykata Evropiane është përgjigjur me “jo”, ndaj efekti i parë i vendimit të Strasburgut mund të jetë ai i një shtyrje të përkohshme me afat të papërcaktuar për zbatimin e marrëveshjes dypalëshe.

Në veçanti, Gjykata e Kasacionit kërkoi një përgjigje në lidhje me direktivën "2013/33/BE” e Parlamentit dhe e Këshillit Evropian, që përmban rregulla në lidhje me pritjen e aplikantëve për mbrojtje ndërkombëtare.

Gjykatës së Strasburgut iu desh të sqaronte nëse kjo direktivë përjashton "një rregullore të ligjit të brendshëm që parashikon si një masë alternative ndaj ndalimit të aplikantit, dhënien e një garancie financiare, shuma e së cilës përcaktohet si një shumë fikse dhe jo një shumë e ndryshueshme, pa lejuar as mundësinë që azilkërkuesi të vendosë vetë garancinë nëpërmjet ndërhyrjes së palëve të treta, megjithëse në kuadrin e formave të solidaritetit familjar, duke aplikuar kështu metoda që mund të pengojnë përdorimin e masës alternative nga ata që e bëjnë këtë”.

“Për Gjykatën e Drejtësisë nuk është çështje që duhet të trajtohet me procedurë urgjente, por që duhet të trajtohet me procedurë të zakonshme”, ka thënë për mediat italiane avokatja Rosa Emanuela Lo Faro, e cila mbron emigrantët në dy çështje që i janë dërguar Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...