Berisha:Rama ju dikton medieve të tij që të censurojnë çdo fjalë tuaj që ju thoni këtu

Diel, 17 Mars 2024 13:31

Kryetari i Partisë Demokratike, ka akuzuar Edi Ramën se ka urdhëruar mediat që të censurojnë fjalën e pjesëmarrësve në tubimin e përnatshëm qytetar.

‘Unë përsëri sonte ftoj çdo qytetar shqiptar të mendojë se kjo betejë është për secilin prej tyre’, tha Berisha gjatë fjalës së tij. 

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur miq, misionarë të vërtetë të dinjitetit, të lirisë, të shpresës, të të ardhmes.

Një përshëndetje të përzemërt dhe mirënjohje të pakufishme për qëndresën tuaj, për angazhimin tuaj të përnatshëm, për fjalët tuaja frymëzuese për çdo shqiptar.

Miqtë e mi, ju përballeni me një censurë të egër staliniste.

Edi Rama ju dikton medieve të tij që të censurojnë çdo fjalë tuaj.

Treguesi më i fuqishëm i vërtetësisë të fjalëve që ju thoni këtu në Rrugën e Shpresës, në parlamentin e lirisë.

Por dua t’u garantoj se sa më shumë përpiqet Edi Rama t’i mbështjelle më vellon e zezë të censurës fjalët tuaja, aq më shumë ato oshëtijnë në veshët, zemrat dhe mendjet e shqiptarëve.

Aq më shumë ato dëgjohen, kalojnë nga njëri te tjetri si të vërteta që fshihen nga ky regjim dhe që njerëzit duhet t’i dinë.

Miqtë e mi, unë përsëri sonte ftoj çdo qytetar shqiptar të mendojë se kjo betejë është për secilin prej tyre.

Se kjo betejë është për liritë e tyre, dinjitetin e tyre, mirëqenien e tyre, arsimimin e tyre.

Se kjo betejë është edhe për shëndetin, kujdesin shëndetësor që ata meritojnë.

Dhe në këtë betejë unë i ftoj ata të mos harrojnë për asnjë moment krahasimin.

Çfarë ndodhi nga viti 2013 gjer sot me pagat, çfarë ndodhi me vendet e punës, çfarë ndodhi me arsimin, çfarë ndodhi në të gjitha fushat.

Në 10 vite, koha për shqiptarët u kthye në kohën e mosbesimit, në kohën e largimit të tyre masiv nga Shqipëria.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...