Asambleja e ‘shenjtoreve’ të plakur

Diel, 17 Mars 2024 15:58

Nga Agron Gjekmarkaj

Pas 12 vitesh në pushtet, të vjeter oh sa të vjetër, në gjithçka, të njëjtat rradake vertiten sa në një karrige në një tjeter, të njëjtat fjalë e kumte të zvargura, të njëjtat buzeqeshje fajtoresh, e njejta fuqi infektuese banaliteti, e njëjta paturpesi, gjysma në burg e gjysma tjeter nisur per atje mazhoranca qe tek skandalet gjen fillin per tu ringritur si Anteu u mblodh me be sefte plazhin në Gjiun e Lalezit në këtë behar. Bekuar qofte deti i gjërë, na lan mekatet thanë  njëzëri, na heq ndezullinë dhe roshkun, na bën terbiet.

 

Vaj e kremera me vete për lëkuren që as skuqet as zverdhet e regjur shollë nga makuteria u duken atij bregu. Burra e gra njëzëri bertitën urraa urraaa! Bereqet bereqet jemi ne selamet.

Me gjuhën mushk si arra të pathyera në gojë vikasin “ne jemi punë mbaruar” , “ Ne jemi punë kryer” , “nuk jemi më të mirët po më të mirë nuk ka” , “ ne jemi krenarë” ,” ne jemi misionarë” hypur mbi gomar, këta lejfenë krijues të gjuhes së re, pervetesues të së mires, të se bukures, të se drejtes , pa idealizmin ideologjik të kinezit të ngratë ju ngerdheshen shqiptarve të hutuar në labirinthet e bashkohësisë.

Na u plak Kryeministri dhe ministrat para syve.  Zeri i tyre si i mizave në zheg të njëjten kenaqesi shperndan.

Rraqe që ironia e fatit na i la neper kembë grumbulluar mbi një karro me goma të shfryra e terhequr nga “Skenderbeu” i vetmuar dhe lodhur perserituri të njëjtat qyfyre.

Surratqerepet, kodoshet, zullapet qafëtrashë  qytetarve u marrin  paratë, dhe kanë dorë të rëndë, i klasifikojnë në parcela patronazhimi, i rrejnë, i kercenojnë në një kapje kapilare të shtetit dhe institucioneve ndaj edhe  shpallen “derrmimin” e Opozites. Pastaj i shohin vënger drejt e ne sy tek ju thonë, ne jemi moderniteti, lezeti e sherbeti.

Ne e duam pushtetin  t’ju bejme mire ju more laneter që po na lodhni e plakni u thonë, se duam per vete se ne jemi religjioze, idealiste, progresiste, si ju shkon mendja të na e hiqni ë?! Haramsez!

Me rroskop njëri se tjetri në ide. Me guximtar njëri se tjetri në servilizem.

Gojërrumbull e fytyrë kungull asambleisti  vigjelon, merr shenim, raporton dhe urdheron.

Po , në mesditë  asambleja u mblodh!

Dielli i buzëqeshjes se tyre  misionare ra  mbi ne. Si kryetarë koperativash në vitin 1991 por mbuluar    me rroba firmato, Idealistë të  kauzave të medha  gromësijnë me duhëm e taft mbi tavën e boshatisur pasi kanë ndarë llokmat !

Me gjuhë kauçuku, me muskuj teneqeje,me barkun lastik karvani i “shenjtorve” brohoret “përjetësi”, “përjetësi” prina o Mesi!

Në një liber të shënjtë thuhet “mallkuar qoftë e tëpërta” ! Ja keni merzitur dheut more qerratenj.

Biologjinë e keni kundër, shokët në qeli pa duhan, moralin publik po, kohën po aq, zullumet gjerdan në qafë ju kerrusin, shqiptaret gjithnjë e me shumë! “Derrmimin”  e Opozites e patë me 20 Shkurt do e shihni çdo ditë deri pranveren tjeter kur të filloni procedurat  per azil a lutjet per avokat.

Nuk do ju mjaftojnë pleudaritë e qashtra të Mamices per t’ju justifikuar ajo do jetë e zënë për të mbrojtur Skenderbenë e pafan si dhe duke bërë pako me kryqin e kuq per shoket në hapsana e kurbet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...