Berisha: Porti i ri në Porto Romano do shkojë të paktën 800 milionë euro, të gjitha do i paguajnë shqiptarët

Hënë, 18 Mars 2024 23:53

Në fjalën e tij në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e vuri theksin edhe tek porti i ri në Porto Romano që do tu kushtojë shqiptarëve të paktën 800 milionë euro.

Porti i ri do të ndërtohet pasi Edi Rama ka vendosur të shndërrojë portin e Durrësit në pronë të tij, të Olsit dhe të klaneve afër tij. 

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Sot, Edi Rama dërgon në parlament ligjin për të përfshirë në buxhetin e shtetit me 400 milionë euro dorë të parë, ndërtimin e portit në Porto Romano, pasi ka shndërruar në pronë të tij, të Olsit, të klaneve rreth tij dhe Alabarit, portin mijëravjeçar të shqiptarëve, Portin e Durrësit.

Pasi ka përvetësuar 1.4 milionë metër katrorë, me një vlerë reale 4 miliardë euro, pronë publike e qytetarëve shqiptarë, me të cilën me Alabarin e tij, do të ndërtojë 12 mijë apartamente dhe prona të tjera për t’u bërë supermiliarder, kurse qytetarëve u thith palcën, u thith gjakun me taksat dhe paratë e tyre.

Të dashur miq, vetëm fjala juaj, vetëm revolta juaj, vetëm mosbindja juaj civile janë shpëtimi i Shqipërisë.

Të ngrihemi se kurrë nuk mund të qëndrojmë si njerëz të pashpresë, se kurrë nuk do i besojmë fatin tonë atyre që shkelmojnë mbi të.

Të ngrihemi sa më parë në këtë betejë.

Mos harroni një gjë, demokrate dhe demokratë, shqiptare dhe shqiptarë, se të gjitha arritjet e 32 viteve i përkasin të shkuarës, kurse sot Shqipëria është para ekzistencës apo mosekzistencës së saj. Para shkatërrimit të saj. Para boshatisjes së saj.

Asnjë arritje nuk ka vlerë për shqiptarët në qoftë se nuk përmbysim diktaturën shkatërrimtare të Edi Ramës.

Shqipëria kurrë nuk ka qenë pronë siç është sot, e një grupi kriminal në pushtet.

Urdhëroni ç’bëhet, hiqet porti mijëravjeçar, për të ndërtuar parajsën Edi Rama të veten dhe të Olsi Ramës.

Porti i ri do shkojë të paktën 800 milionë euro, të gjitha do i paguajnë qytetarët shqiptarë.

Skavica do kushtojë 1 miliard euro, të gjitha do i paguajnë qytetarët shqiptarë.

Dhe ata nuk do kenë mundësi kurrë të ndryshojnë me votën e tyre pushtetin, në qoftë se nuk përmbysin Edi Ramën dhe nuk krijojnë qeverinë teknike.

Përulem para jush, shembull frymëzimi për shqiptarët jeni ju.

Shembull i madh frymëzimi.

Ndaj dhe u bëj thirrje shqiptarëve të bashkohen në betejë, se Shqipëria nuk ka qenë kurrë në kthetrat e një klike grabitëse.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...