Ylli Manjani: Në Shqipëri investitorët e huaj vijnë dhe gjejnë një shtet të korruptuar

E mërkurë, 20 Mars 2024 10:18

Avokati Ylli Manjani i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ka folur edhe për investimin e premtuar në ishullin e Sazanit.

Manjani u shpreh se, në Shqipëri investitorët përballen me shtetin e korruptuar, por këtë herë investitori nga bota Arabe shkoi dhe pagoi komisionin direkt tek dhëndërri i Vipit dhe ky i fundit duke përdorur edhe autoritetin e vipit, do të vijë në Shqipëri për të investuar.

 

‘Ka investitorë plot sot, përgjithësisht që vijnë nga lindja dhe bota arabe ka shumë dhe sjellin projekte që mund të bëhen në Ballkan në Shqipëri. Se këto projekte nuk i bën dot në Itali, se ka histori, ka kulturë, etj., nuk i bën dot në Spanjë dhe Portugali.

Janë shumë më të virgjëra në kuptimin e investimit, shtete si Shqipëria. Por shtete si Shqipëri kanë një problem shumë të madh, janë të korruptuar dhe ti je investitor. Si do të trokasësh në derën e një të korruptuari. Të mirëpret, por të krijon një klimë pasigurie të frikshme.

I thyen biznesmenit 60 kocka atij që bëri Porto MonteNegron në Mal të Zi.

Erdhi investitori nga bota arabe, donte të bënte resort me 8 yje plus, iku çau ferrën në Mal të Zi, se trokiti këtu, por e çuan te sekseri. Sepse kushdo i huaj që ka ardhur në Shqipëri i kemi thënë, ik me filanin, me fistekun.

Arabi erdhi këtu sepse ka parë rastin pararendës, por ka shkuar dhe ka paguar komisionin legalisht tek dhëndërri i Vipit. Ka paguar komisionin dhe dhëndërri i Vipit, do të përdorë edhe autoritetin politik për të ju thënë këtyre legenëve, që jeni legenë dhe as korrupsion nuk meritoni.

Kjo është e vërteta e kësaj dhe ky është turp i madh për ne si komb, si shtet, si qeveri. Kjo është të ulësh kokën atje ku nuk ngrihet më’, deklaroi Ylli Manjani në SYRI TV.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...