Qeveria, 3.5 mln € për ujin e Strategjikëve

E Enjte, 21 Mars 2024 12:12

Një tender të dytë me vlerë 3.5 milionë euro do të shpenzoj qeveria për ujësjellësin e restorteve në Dhërmi. 

Me investimin e ri, fatura që do të paguajnë qytetarët për të furnizuar me ujë të pijshëm resortet private në zonat e investimeve strategjike shkon në rreth 10 milionë euro. 

 

Por kjo faturë sipas të dhënave pritet që të mos jetë përfundimtare.

Qeveria shqiptare pritet të shpenzojë brenda këtij viti rreth 3.5 milionë euro për furnizimin me ujë të pijshëm të investiorëvë strategjikë në Dhërmi dhe zonat përreth.

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Mbetjeve ka shpallur në Regjistrin e Prokurimeve Publike tenderin me objekt “Furnizimi me ujë të zonave bregdetare, zonat e investimit strategjik, Draleos, Drimadhes dhe Dhermi të Bashkise Himarë", Faza II”.

Fondi limit për këtë procedurë është 374.684.543 lekë të reja.

Në fazën e parë, për këtë tender u shpenzuan rrethj 7 milionë euro.

Me investimin e ri, fatura e paguar nga qytetarët për të furnizuar me ujë të pijshëm resortet privatë shkon në rreth 10 milionë euro.

Ndërkohë që, edhe kjo faturë pritet të mos jetë përfundimtare, pasi projekti qeveritar për të ndihmuar investitorët strategjikë është shumë më i gjerë.

Ligji i shumëdebatuar për “investimet strategjike” parashikon që qeveria të kryejë shpenzime multi-milionë për infrastrukturën rrugore, elektrike dhe hidrike për sipërmarrjet private në fushën e hotelerisë dhe turizmit, nëpërmjet fondeve të siguruara nga taksat e qytetarëve.

Ligji është miratuar në vitin 2015 dhe fillimisht kishte një afat 3-vjeçar. Por, më tej, me dy lëvizje legjislative, maxhoranca e Edi Ramës e shtyu atë deri në dhjetor 2023.

Pak javë më parë, “Rilindja” vendosi ta shtyjë afatin e përfundimit deri në fund të vitit 2024, ndërkohë që opozita, e cila e ka kundërshtuar gjithnjë këtë ligj, duke e konsideruar si klientelist, ka paralajmëruar padi në Gjykatën Kushtetuese.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...