Berisha: Ne nuk e persekutuam kurrë opozitën kur ishim në pushtet! Këto 10 vite nuk ka asnjë investim madhor në vend

Premte, 22 Mars 2024 21:23

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, deklaroi se, kur demokratët ishin në pushtet, ata nuk e persekutuan kurrë opozitën.

Duke folur për investimet e huaja, Berisha tha se në vend nuk ka asnjë investim madhor.  

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur miq, ne kishim një opozitë armike të votës së lirë. Ne kishim një opozitë, armike të integrimit.

Një opozitë që bënte gjithçka, që u fryu bilbilave tre muaj në mënyrë që Shqipëria të mos firmoste MSA.

Një opozitë që çonte emisarët në katër anët për të bllokuar Shqipërinë në NATO, anëtarësimin e Shqipërisë.

Që protestonte me portretet e Enver Hoxhës kundër anëtarësimit.

Një opozitë që bllokoi rekomandimin e KE për statusin e kandidatit.

Megjithatë ajo opozitë kurrë nuk iu mohuan të drejtat kushtetuese.

Ajo opozitë nuk u persekutua kurrë.

Sepse për ne, vendi pa opozitë është natë e zezë pa hënë, shkatërrimtar për një komb dhe një vend.

Miqtë e mi, sot ne kremtojmë apo nderojmë 22 Marsin.

Ju rikujtoj shqiptarëve se me 22 mars, në zgjedhjet e para të lira, votuan 1 milion e 710 mijë shqiptarë.

Kurse sot me regjistrimin e fundit nga diktatura e Edi Ramës, dalin se Shqipëria ka gjithsej 1 milionë e 420 mijë shqiptarë.

Rënia në këto 10 vite ishte katastrofale për Shqipërinë.

U përmbysën të gjitha perspektivat dhe arritjet.

Mos harroni se në vitet 2005-2013, Shqipëria u bë protagoniste e projekteve të shekullit.

Projektet ndër më të mëdhatë të Europës, do bëheshin edhe projekte shqiptare si TAP-i.

Kompanitë më të mëdha të botës do ndërtonin Kaskadën e Devollit dhe hidrocentrale të tjera.

Shqiptarë, shtroni pyetjen vetes, cili investitor dhe cili investim madhor ka ndodhur gjatë këtyre 10 viteve?

Asnjë! Ndërkohë, janë larguar investitorë që kishin planifikuar të investonin miliarda euro në turizmin dhe fusha të tjera të Shqipërisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...