Arrestimi i Goros për të shpëtuar Ramën dhe Xhaçkën

Diel, 24 Mars 2024 00:08

Me urdhër të SPAK, GJKKO ka caktoi masat e sigurisë arrest me burg për Kryebashkiakun në detyrë të Himarës, Jorgo Goro. Bashkë me këtë të fundit SPAK ka urdhëruar edhe arrestimin e një tjetër personi, ndërsa për 3 të akuzuar të tjerë GJKKO ka vendosur masat “arrest shtëpie” bazuar në kërkesën që prokurori i SPAK Ols Dado ka çuar në Gjykatë.

Sipas raportimeve, Goro është arrestuar në Dhërmi, sapo ka lënë ambientet e një lokali, ndërsa mbahej në survejim nga agjentët e BKH-së. 

 

Arrestimi i Goros ka lidhje me hetimet që SPAK ka zhvilluar përsa i takon investimit strategjik të Artan Gaxhit, bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka.

Por duket se arrestimi i Goros është një shkarkim përgjegjësie për të shpëtuar Olta Xhaçkën dhe Edi Ramën. Pikërisht ky i fundit ishte ai që shpalli investitor strategjik bashkëshortin e Olta Xhaçkës, teksa kjo e fundit ishte ministre.

Në konflikt të pastër interesi, ashtu si edhe në rastet e ngjashme të shpalljes së investitorëve strategjikë të miqve apo klaneve që i qëndrojnë rrotull, ndoshta duke ngrënë edhe qofte me ta, sikundër e ka akuzuar ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj, nuk është çudi që Edi Rama të thotë se edhe Goro ka ngrënë dardhat pas kurrizit të tij, duke u bërë kurbani i rradhës mes socialistëve dhe rilindasve që shkojnë "pas hekurave" ndërsa ai që firmos "fap fap fap" vendimet mbetet i pacënuar.

Denoncimi ndaj Goros është bërë nga Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i arrestuar në mënyrë të dyshimtë pas sulmeve politike të Edi Ramës, dhe që u akuzua e dënua për korrupsion zgjedhor, duke mos u lejuar të betohet dhe të marrë zyrtarisht detyrën.

Goro është thirrur katër herë në SPAK  në muajt e fundit, pasi janë ngritur disa dyshime në lidhje me shkeljen e barazisë në tendera por edhe me investime të caktuara në qytetin e Himarës, gjatë kohës ku Goro mbante postin dhe mandatin e tretë të kryebashkikakut të Himarës.

Këtyre gjetjeve, i është bashkangjitur edhe një kallëzim nga Fredi Beleri, i cili nga paraburgimi ka përforcuar zërat jo vetëm për shpërdorim detyre, por këmbëngul se ka edhe shkelje të tjera në lidhje me detyrën dhe kompetencat e Goros si kryebashkiak i Himarës.

Për këtë kallëzim në SPAK u pyet dhe bashkëshorti ish-ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi ish-deputet i PS. Ndërkohë më herët SPAK ka sekuetruar sipërfaqen e tokës prej rreth 5 mijë metrash katror. Bëhet me dije se kryebashkiaku në detyrë i Himarës Jorgo Goro është arrestuar me vendim gjykate.

SPAK edhe këtë radhë është kujdesur që të anashkalojë përgjegjësin e vërtetë të grabitjes së pronave në Himarë, i cili është Edi Rama, urdhëruesi publik i drejtësisë. 
 

Është botërisht e ditur që as Jorgo Goro, as Olta Xhaçka, mandati i të cilës mbahet me forcë në sirtarët e Kuvendit me urdhër të Ramës, nuk kanë fuqi të ndëetojnë skema të tilla pa leje dhe miratim të tij. 

Modifikuar më Diel, 24 Mars 2024 00:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...