Berisha: Edi Rama e përdor pushtetin për të dhunuar opozitën, për të krijuar Shqipërinë pa opozitë

Hënë, 25 Mars 2024 00:12

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përdor pushtetin për të dhunuar opozitën.

Në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’, Berisha theksoi se Rama ka krijuar një Shqipër pa opozitë. 

 

Berisha: Të dashur qëndrestare dhe qëndrestar, misionarë dhe misionare të dinjitetit të lirisë, shpresës, luftëtarë të paepur kundër një regjimi diktatorial, armik i egër i lirive, të drejtave, dinjitetit dhe qenies tonë.

Ju përshëndes nga zemra, përulem me mirënjohje të pakufishme ndaj jush, për këtë betejë me të cilën ju luftëtarë të vërtetë të një kauze të drejtë u prini shqiptarëve drejt fitores së merituar.

Miqtë e mi!

Edi Rama është sot pushtetari 25 vjeçar më i korruptuar në Europë dhe me gjerë.

Edi Rama ka përdorur 25 vite në pushtet me një urrejtje të pashembullt ndaj shqiptarëve.

Përdor pushtetin mbi të gjitha për ti larguar ata nga Shqipëria, nga vendi i tyre për të rrënuar qenien e tyre.

Përdor pushtetin prej 25 vitesh për tu pasuruar vetë, familjar, i afërt për rilindësit në tërësi.

Përdor pushtetin për të fshehur, qindra milionë euro në kontot ofshore.

Përdor pushtetin për të dhunuar opozitën, për të krijuar Shqipërinë pa opozitë.

Përdor pushtetin për të kontrolluar drejtësinë dhe për të shndërruar atë në një levë, instrument  kundër opozitës dhe qytetarëve.

Përdor pushtetin për të ndëshkuar vetëm ata që don ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...