Berisha: Edvin McGonigali, do përfundosh te Charles McGonigali. Nuk të mbron dot atje as Damani, as Kraja, as Gjoka e kompani

Hënë, 25 Mars 2024 23:53

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, theksoi se Edi Rama dop të dënohet si Charles McGonigal. 

 

Berisha deklaroi se, Edi Ramën atje në SHBA nuk e mbron dot as Damani, Kraja as Gjoka dhe asnjë tjetër.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Çdo ditë del nga një rast, por në qoftë se nuk ke drejtësi, në qoftë se nuk ka votë të lirë, çfarë u mbetet qytetarëve?

Në qoftë se shkelmohen interesat tua në mënyrën më të paligjshme, mbetet vetëm një rrugë: t’i dalësh zot vetes, t’i dalësh zot interesave tua, të ngrihesh në mosbindje civile, të përzëmë këtë regjim, i cili kryesohet, udhëhiqet nga një njeri, që prej 25 vitesh vjedh shqiptarët.

Prej 25 vitesh, vjedh shqiptarët!

Prej 25 vitesh, vjedh shqiptarët!

I trajton ata në një armiqësi të egër.

Aplikon politika të përzënies së tyre nga vendi.

U rrëmben votën, lirinë dhe dinjitetin.

A pranohet më tutje ky?

Çdo shqiptar duhet t’i shndërrojë vetes pyetjen, asnjë njeri nuk mund të pranojë një kryeministër si ky.

Mos harroni se ky njeri ka korruptuar shefin e kundërzbulimit të SHBA.

Sigurisht, mafia ndërkombëtare përpiqet ta mbrojë atë, por e garantoj se kurrë nuk do shpëtojë nga ai krim dhe asnjë krim tjetër.

Edvin McGonigali, do përfundosh te Charles McGonigali.

Nuk të mbron dot atje as Damani, as Kraja, as Gjoka e kompani. Mercenarë në sistemin e drejtësisë.

Ndaj dhe ftoj qytetarët shqiptarë të bëjmë gjithçka për t’u bashkuar, mbarë shqiptarët në këtë betejë të drejtë.

Cilido shqiptar që e ndjen se i janë shkelmuar interesat e tij, djersa, mundi i tij, duhet të bashkohet me ne.

Të bashkohemi në këtë betejë, të ecim drejt fitores.

Qeveri teknike, zgjedhje të lira, është motoja jonë.

Fitore, fitore, fitore!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...