Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës në tubimin qytetar, deklaroi se industria e ndërtimit po shkon drejt një krize falimentimi.
Sipas kryedemokratit, Tirana është kryeqyteti me më shumë banesa bosh se i gjithë Ballkani bashkë.
Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:
Miqtë e mi, narkoeuro ka shkatërruar përfundimisht tregun e banesave.
Shqipëria sot, Tirana sot ka banesa bosh më shumë se të gjitha vendet e Ballkanit të marra së bashku.
E megjithatë, kullat, monumentet e drogës dhe korrupsionit, lartësohen çdo ditë.
Çmimet shkojnë në stratosferë.
Vendi ecën drejt një krize të tmerrshme falimentuese të industrisë së ndërtimit.
Çdo qytetar që do të blejë një shtëpi në Tiranë, e ka të pamundur, sepse paratë e drogës nuk e lejojnë atë.
Narkoeuro e mban çmimin në stratosferë.