Institucionet publike kanë shpenzuar vitin që lamë pas 371 milionë lekë për blerje biletash të transportit ajror ndërkombëtar.
Të dhënat zyrtare në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik tregojnë se ky fond është rritur me rritje 22% në raport me vitin paraardhës kur vlera për të njëjtin shërbim shënonte 302 milionë lekë.
Në total, numri i procedurave për blerje biletash ishte 2524, për të cilat ka pasur edhe një fitues. Proceduat e kësaj natyre zënë 13% të procedurave totale të shpallura në sistemin e APP, duke u renditur pas procedurave të prokurimit konkurrues me fond limit mbi 1 milion lekë teksa në vend të parë apo 60% të totalit të procedurave e zënë blerjet me vlerë të vogël.
“Numri i procedurave blerje e biletave të transportit ajror ndërkombëtar të shpallur për vitin 2023, është më i madh krahasuar me vitin 2022, konkretisht kemi 577 procedura më shumë” – vëren APP.
APP nënvizon se autoritetet kontraktore përdorin Sistemin e thjeshtuar Dinamik të Blerjeve, si një mënyrë për të siguruar blerjen e biletave të transportit ajror ndërkombëtar.
“Ky sistem është i hapur për të gjithë operatorët ekonomikë, që janë të regjistruar në sistemin e prokurimit elektronik dhe që kanë si objekt të ushtrimit të aktivitetit të tyre, shërbimin e transportit ajror ndërkombëtar.
Sikurse është parashikuar në udhëzimin përkatës të APP, autoritetet kontraktore kanë zbatuar procedurën, duke marrë në konsideratë për realizimin e shërbimit të gjithë operatorët ekonomikë të kualifikuar” ka sqaruar APP.
Referuar fondit që është shpenzuar për blerje biletash avioni në raport me fondin total të prokurimeve në vitin 2023, APP vlerëson se ai zë 0.3 për qind të totali. Referuar analizës vjetore në sistemin e APP pas publikimit të procedurës së prokurimit u lidhën 4007 kontrata të cilat kishin një fond limit prej 125 miliardë lekë.
Finalizimi i garës për këto procedura ka bërë që fondi i fituar ndaj atij limit të jetë sa 84.9 për qind. Një shifër kjo dukshëm më e ulët në raport me vitet e tjera kur ka qenë mbi 90 për qind(konkretisht në vitin 2022 kjo shifër ishte 91.6 për qind.
APP do të vlerësonte se gjatë 2023, konstatohet fakti se vlera totale e kursyer e procedurave të fituara ndaj fondit total limit shprehur në përqindje është 15% dhe krahasuar me vitin e kaluar kjo vlerë është domethënëse më e lartë se në vitin 2022 (ku kjo vlerë ishte 8.4%) gjë që tregon rritje të efektivitetit në përdorimin e fondeve publike,