Nëse ka dy shtylla që janë problemi i Shqipërisë së sotme, ato janë: Familja dhe Siguria

E mërkurë, 27 Mars 2024 13:27

Nga Ylli Manjani

Familja është e kanosur si ska më keq nga presioni emigrator, nga cilësia e keqe e jetës, pasiguria ekonomike, paqartësia e së ardhmes, shërbime publike të shtrenjta e pa cilësi, veçanërisht arsimi e shëndetësia e kështu me radhë.... 

 

Familja është qeliza e shoqërisë. Kur ajo është në udhëkryq, ashtu është e gjithë shoqëria. Kjo e fundit është në presion total kur vendi boshatiset dhe shndërrohet në një azil të madh dhe paralelisht në një magazinë ndërkomëtare mbetjesh. Të gjitha skemat publike të menaxhimit të jetës kolektive janë në prag kolapsi.

PASIGURIA është e gjithanshme. Ajo është prezente te çdo banor i këtij territori. Si pasaniku ashtu dhe i varfri, si nënpunësi ashtu edhe sipërmarrësi, si i punësuari ashtu edhe i papuni janë njësoj të pasigurtë.

Qeverisja ka mbjellë frikë, panik, gati gati terror te cilido. Ai që ska nuk ka më shpresë se një ditë do ketë. Ai që ka nuk ka garanci që do të shijojë pasurinë. Madje  frikë me iradenë nga fuqitë e mëdha....

Ai që punon nuk arrin të mendojë të shtojë të ardhura sepse është i pasigurtë sa i zgjat puna. Ai që do të investojë nuk ka asnjë garanci se investimin nuk ja marrin.

Shteti është arbitrar dhe i padrejtë. Konkurrenca e ndershme është zhdukur nga qarkullimi. Shërbimet e sigurisë ofrohen vetëm si privilegj politik.

Njerëzia jeton një bubble e telenovelës sonë kombëtare ku të gjithë jemi aktorë, jemi gjykatës e prokurorë të pamëshirshëm ndaj njëri-tjetrit. Ndërkohë qeverisja shton autoritetin e saj duke shtuar pasigurinë....

Shqiptarët braktisin familjen e tyre sepse janë të pasigurtë në vendin e tyre.

Ndaj them, në ka dy përparsi që duhen trajtuar në shoqërinë e sotme ato janë FAMILJA dhe SiGURiA.

Po të ma dëgjonte opozita këtë sugjerim, gjykoj se do t'i bëhej mirë asaj dhe vendit.

FAMILJA dhe SiGURIA. Të tjerat janë të lidhura me këto dy përparsi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...