'Olsi Rama pjesë e laboratorit të kokainës'/ Meta: Edi Rama ka krijuar narko-shtet

Saturday, 30 Mars 2024 00:32

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me denoncimin e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhit, që tha se Olsi Rama është i përfshirë në dosjen e kokainës së Xibrakës.

I ftuar në News24, Meta theksoi se nuk di nëse denoncimi në fjalë është i vërtetë, por se u shpreh se Edi Rama ka krijuar një narko-shtet. Sipas Metës, Rama ka krijuar ekonominë e krimit. 

 

Meta: Të gjithë e dinë që ky është narko shtet dhe në krye të narko shtetit është Edi Rama. Rilindja ka prioritet ekonominë e krimit, të kullave, që rrit koston e jetesës dhe rrit çmimet e apartamenteve. Në të gjithë Shqipërinë komandojnë njerëz të tillë, e keni parë në dosjen “Metamorfoza” se çfarë lidhjesh kanë funksionarë të shtetit me trafikantët e drogës.

Për mua prioritet tani është fuqizimi i Partisë së Lirisë. Deputetët tanë janë më aktivët, qytetarët tanë në Bashkinë në Tiranë janë më aktivët. Të gjithë qytetarët duhet të mbështeten, por pensionistët janë ata që po përjetojnë një situatë të rëndë nga ekonomia e shkatërruar e Shqipërisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...