Manjani: Pohimi i Olsi Ramës i dha të drejtë denoncimit të Gaz Bardhit

Saturday, 30 Mars 2024 13:12

Nga Ylli Manjani

Jam krejt dakord me pohimin e Olsi Ramës se "kam ndenjur një ose disa herë me ato që thonë (trafikantët dmth), por nuk jam marrë me drogë..." 

Vetëm se burgjet janë plot sot me njerëz që deklarojnë para prokurorëve të njëjtat pohime.

Se standardi i drejtësisë së re, me të cilën krenohet vëllai i Olsit i tillë është. Pra nëse perceptohesh se ke miqësi me dikë, qoftë edhe pa lidhje kriminale, të quajnë grup i strukturuar kriminal. Fjala vjen, është dikush që thjesht ka shkuar në punë si operator tek një ‘call center’, e cila u shpall kriminale, është nën akuzë sot për grup i strukturuar kriminal. Pra të shkosh në punë, të bësh punën për të cilën ke nevojë, punë e cila nuk ka lidhje me asnjë krim, mund të arrestohesh sepse pronari është trafikant.!!!

Sipas të njëjtit standard, me aq pohim sa bën në publik, zoti Olsi duhet të ishte nën hetim, madje edhe nën arrest.

Personalisht mendoj se askush nuk mund të arrestohet pse njeh dikë që ka probleme me ligjin. Ashtu siç mendoj se ky standard është më i ulëti që drejtësia jonë ka kapur ndonjëherë.

Por Olsi, i vëllai dhe punonjësit e drejtësisë duhet ta ndajnë mendjen, miqësia me dikë të bën apo jo të arrestueshëm?! Nëse po, duhet edhe Olsi të jetë në burg si të tjerët. Nëse jo, duhet të lirojnë nga burgu ata që vuajnë miqësitë e tyre.

E përsëris, nuk jam për burgosjen e askujt që nuk i provohet krimi që ka bërë. Në dallim nga shumë të tjerë nuk bëj thirrje patetike në publik për burgosje. Por, për drejtësi e barazi, duhet të kuptojmë të gjithë se ka njerëz të burgosur pa prova dhe vetëm me pohime si kjo që Olsi bën në publik.

***

Meqë ra fjala, pohimi i tij vetëm i dha të drejtë denoncimit të Gaz Bardhit. Shumë i çuditshëm ishte ai deklarim i Olsit!!!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...