Ish-drejtorët e Veliajt në burg, Këlliçi: Zyrtarë me 800 mijë lekë rrogë, që kanë hotele 15 milionë euro!

Diel, 31 Mars 2024 15:13

 

'Kemi të bëjmë me zyrtarë të shtetit me 800 mijë lekë rrogë që kanë hotele 15 milionë euro."

Drejtuesi politik i PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi  tregoi se si funksiononte skema korruptive e ish drejtorëve të bashkisë Tiranë me kompaninë ‘’5D’’. 

 

Këlliçi tregoi se "në datë 26 prill të vitit të kaluar unë si kandidat për bashkinë Tiranë kam denoncuar publikisht rastin e kompanisë ‘’5D’’. Deri atëherë nuk ishte folur asnjëherë. Unë kisha rreth një muaj që bashkë me stafin tim përpilonim materialin, - tha ai në një intervistë në Ora News. - Ka qenë e pabesueshme historia kur më është treguar që fliet për një kompani që quhet ‘’5D’’, 5 drejtorët e bashkisë që kishin hapur kompani dhe vidhnin vetë tendera duke pasur familjarë të tyre.

Nuk e kemi besuar fillimisht, por duke e gjurmuar me ekstrakte në QKB me kontaktet tona, me gjithë historikun që arritëm të gjeneronim na rezultoi që po kishim të bënim me një skemë të jashtëzakonshme korruptive, të jashtëligjshme që ishte ngritur brenda bashkisë Tiranë nga disa drejtorë të bashkisë Tiranë."

Në datë 27 prill, një ditë pasi unë kam bërë denoncimin fillimisht SPAK ka regjistruar nisjen e hetimeve kryesisht.

Në datë 9 maj, 5 ditë para zgjedhjeve unë kam depozituar zyrtarisht me shkrim në SPAK një kallëzim të detajuar për të gjithë tenderat për të gjithë individët për të gjithë familjarët e tyre të punësuar në bashki sipas të dhënave të mia dhe hoteleve dhe bizneseve që ato po ndërtonin.

Kemi të bëjmë me zyrtarë të shtetit me 800 mijë lek rrogë që kanë hotele 15 milionë euro.

Nga data 9 maj prokuroria në këtë rast Klodian Braho ka bashkuar kallëzimin e datës 27 dhe të 9 majit bashkë të dyja në një dhe ka nisur hetimet.

Hera e fundit që unë kam reaguar për këtë cështje ka qenë dita e mërkurë ku i kam bërë thirrje publike Klodian Brahos nga selia e PD-së që të veprojë me këtë dosje pasi u bënë 336 ditë që kemi bërë denoncimin dhe unë e di se cfarë denoncimi kam bërë, ka qenë i detajuar dhe të nesërmen të enjten kemi patur arrestimet dhe aksionin.

Që në gjykimin tim janë koecidence se nuk ka lidhje, sepse unë gjykoj se kjo goditje që ka ndodhur në fakt është një goditje që Edi Rama i ka dhënë Veliajt për të hequr zhurmën mediatike nga denoncimi për përfshirjen e vëllait të tij në rastin e Xibrakës.

Unë mendoj se është luftë e brendshme.

Është një përplasje midis bandës në kryeminsitri dhe bandës në bashkinë e Tiranës.

Në bashkinë e Tiranës, drejtorët nuk shkojnë për të mirëadministruar paratë tona, taksat tona dhe për t'i kthyer ato në shërbime, por shkojnë për ti vjedhur paratë tona, për ti vjedhur përmes familjarëve tyre.

Këta kishin ngritur një skemë korruptive në të cilën kishin punësuar punonjësit  kyc në pozicione kyce në institucionë varësie, familjarë të tyre. Kishin hapur kompaninë ‘’5D’’ që kishte ndërruar edhe dy herë të tjera emrin.

Dhe kishin arritur deri në pikën që përvec se emëronin anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave vetë dhe vinin shokët e tyre.

Realisht ishin këta pronarë dhe janë këta pronarët realë, por kishin arritur në pikën që kur bëhej shpallja e tenderave e kritereve, ia jepnin vetë pronarit të kompanisë.

Pronari i kompanisë merrte userat, vinte kriteret vetë, fuste ofertat vetë , shpallte fituesit vetë dhe mbaronte gjithë procedurën." 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...