"Le të zotohemi ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO se do të kthejmë përsëri vendin në rrugën e demokracisë”, u shpreh lideri i opozitës, Sali Berisha, në fjalën e mbajtur në ditën e 91 të tubimit qytetar në mbështetje të tij.
Berisha tha se mrekullia e 15 viteve më parë, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, na fton ne të rikthejmë votën e lirë, të përmbysim narkoshtetin e këtë qeveri trafiqesh, krimi, vjedhje, droge, të shpëtojmë ushtrinë tonë nga kthetrat e tmerrshme të korrupsionit të këtij regjimi.
“U bëj thirrje të gjithë vendeve anëtare të NATO-s, të mos harrojnë se te çdo qeveritar shqiptar është një hajdut, është një vagabond, është një zyrtar i lidhur me krimin.
Ndaj dhe të kenë kujdes prej tyre në çdo takim, në çdo mbledhje, në çdo gjë”, tha Berisha.
Pjesë nga fjala e liderit të opozitës
Miqtë e mi, mrekullia e 15 viteve më parë, anëtarësimi në NATO na fton ne të rivendosim parimet e lirisë në Shqipëri, për të qenë anëtar i denjë i aleancës së Atlantikut të Veriut.
Na fton ne të rikthejmë votën e lirë.
Na fton ne të përmbysim narkoshtetin.
Na fton ne të përmbysim këtë qeveri trafiqesh, krimi, vjedhje, droge.
Të rikthejmë votën e lirë të shqiptarëve.
Të shpëtojmë ushtrinë tonë nga kthetrat e tmerrshme të korrupsionit të këtij regjimi.
U bëj thirrje të gjithë vendeve anëtare të NATO-s, të mos harrojnë se te çdo qeveritar shqiptar është një hajdut, është një vagabond, është një zyrtar i lidhur me krimin.
Ndaj dhe të kenë kujdes prej tyre në çdo takim, në çdo mbledhje, në çdo gjë.
Edhe njëherë, gëzuar këtë ditë të madhe.
Le të zotohemi ne, që anëtarësuam Shqipërinë në NATO se do të kthejmë përsëri vendin në rrugën e demokracisë.
Se do përmbysim armiqtë e NATO-s në Shqipëri.
Se do qëndrojmë me NATO-n në çdo betejë, në çdo përpjekje, në çdo fitore.
Rroftë NATO-ja, rroftë Shqipëria!
Fitore, fitore, fitore!