Prokurorët nuk paraqiten sërish për revokimin e masës së arrestit për Berishën, Gjokutaj: Rast skandaloz, plan i strukturuar!

Tuesday, 02 Prill 2024 11:32

Ndërkohë që sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit ishte seanca për revokimin e masës së arrestit për liderin e opozitës, z. Sali Berisha, dy prokurorët e çështjes nuk janë paraqitur përsëri. Avokati i z. Berisha, Genc Gjokutaj, në një deklaratë për media u shpreh se pikërisht ata që e nisën këtë farsë, nuk paraqiten dhe kjo flet qartë për një plan të strukturuar. "Ne jemi koshientë që kjo është pjesë e skenarit të Prokurorisë dhe e GJKKO për shtyrjen e seancës, për djegien e mandatit të z. Berisha", theksoi ai para mediave.

"E parashikuar për në orën 8:30, seanca filloi me pak vonesë, - tha Gjokutaj. -  U konstatua për herë të dy, mungesa e prokurorëve. Sot në orën 8:10, sipas gjykatës, prokurorët kanë dorëzuar një shkresë në sekretarinë gjyqësore me anë të së cilës thonë që për shkaqe objektive ata nuk paraqiten në seancë gjyqësore. 

 

Kjo është hera e dytë, është rast flagrant dhe skandaloz, që prokurorët nuk vijnë në seancë gjyqësore, prokurorët që e kanë nisur këtë farsë, këtë proces farsë. Nuk vijnë të paraqiten në seancë gjyqësore. Unë  i bëj thirrje medias që ta investigojë këtë shkak, sepse është jo vetëm joligjore, por është antietike, që dy prokurorë të mos paraqiten në kërkesën për revokimin e masës së arrestit të liderit të opozitës, z. Sali Berisha."

Pyetje:  Avokat, me ç’argumente e keni paraqitur këtë kërkesës?

Av. Gjokutaj: Kur të shterojmë ne argumentet para gjykatës, do t’ju vëmë dhe ju në dijeni, por shikoni se përpara argumenteve tona, të cilat janë të mëbshtetura ligjërisht si në akte kombëtare, ashtu edhe në akte ndërkombëtare, mungesa e prokurorëve duhet t’ju tërheqë vëmendjen juve si media dhe ju thashë, edhe njëherë, invetsigojeni këtë rast.

I bëj thirrje edhe drejtuesit të SPAK që së paku të interesohet për këtë mungesë.

Ne jemi koshientë që kjo është pjesë e skenarit të Prokurorisë dhe e GJKKO për shtyrjen e seancës , për djegien e mandatit të z. Berisha. Është lënë për të hënën në datën 8, ora 13:00, kur në datën 9 çështja është në Gjykatën e Lartë dhe të jeni të sigurt që as të hënën që do të vijë , kjo seancë nuk do të zhvillohet pa mbaruar seanca në Gjykatën e Lartë.  Këtu besoj se e shikoni se ka një strukturë, një plan të strukturuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...