Berisha: Ali Oseku, mendimtar, patriot, gjeni në pikturën shqiptare, do të mbetet i përjetshëm!

E mërkurë, 03 Prill 2024 17:58

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka shprehur sot dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të një personaliteti të shquar të artit shqiptar, të z. Ali Oseku. Berisha e ka vlerësuar maksimalisht Osekun, duke e parë madhështor në vlerat e tij si njeri, si mendimtar, po aq edhe gjeni në pikturë.

"Dielli perëndoi përgjithmonë për Ali Osekun, - shkroi Berisha në Fb. -  Ali Oseku njëri prej artistëve më të mëdhenj dhe më të talentuar i arteve pamore mbylli sytë përgjithmonë. 

Ali Oseku në vitet më të para të karrierës së tij, për të qendruar besnik i të vërtetave që besonte dhe dinjitetit njerëzor zgjodhi sakrificën, burgun, Spaçin në vend të nënshtrimit, konformizmit dhe glorifikimit të së keqes me realizmin socialist.

Mendimtar, patriot, fjalëpak, piktori Ali Oseku ishte gjeni i vërtetë në pikturën shqiptare dhe do mbetet i përjetshëm në krijimet e tij.

Me këtë rast shpreh nderimin tim më të madh për burrin dhe artistin kolos Ali Oseku dhe ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve e të afërmëve të tij. Amin!" 

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...