Berisha: Për fatkeqësinë e vendit, i tërë biznesi dominohet nga një grup oligarkësh të lidhur me qeverinë dhe bëjnë ligjin sipas interesave të tyre

E mërkurë, 03 Prill 2024 18:52

Berisha: Për fatkeqësinë e vendit, i tërë biznesi dominohet nga një grup oligarkësh të lidhur me qeverinë dhe bëjnë ligjin sipas interesave të tyre

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë një tryeze me biznesin e sipërmarrjen, e organizuar nga Partia Demokratike, tha se për fatkeqësinë e vendit i tërë biznesi dominohet nga një grup oligarkësh të lidhur me qeverinë dhe bëjnë ligjin sipas interesave të tyre. 

 

Berisha vurin theksin në rëndësinë e jashtëzakonshme që ka për biznesin garantimi i sigurisë ligjore.

“Sot Edi Rama keqpërdoron në mënyrën më korruptive nismën ‘Shqipëria 1 Euro’, pasi nga gara ndërkombëtare e hapur ai e ka kthyer ai e ka shndërruar atë në një privilegj që personalisht kryeministri ja dhuron atyre që e shpërblejnë më shumë.

Në këtë kontekst jo vetëm që nuk inkurajohen investimet e mëdha serioze, por krijohet një klientelë e rrezikshme, një klientelë politike ekonomike e rrezikshme për vendin, biznesin dhe demokracinë e tij.

Në fushën e biznesit, njëlloj si në fushat e tjera, ndodhi një regres i papërmbajtur.

Nuk e kam fjalën këtu vetëm për vendosjen e taksës progresive, por e kam fjalën tek rikthimi i lejeve dhe licencave dhe shndërrimi i tyre në induligjencat e dikurshme mesjetare”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e liderit të opozitës

Rëndësi të jashtëzakonshme për biznesin ka garantimi i sigurisë ligjore.

Nga viti 2013 gjer sot në Shqipëri nuk është instaluar me garë të lirë, theksoj, me garë të lirë nuk është instaluar asnjë biznes i madh serioz, ndërkombëtar.

Ato biznese që kanë ardhur, kanë ardhur me praktika të prokurimeve direkte dhe pa garë, praktika që Shqipëria do ti arkivojë në mënyrë përfundimtare si praktika korruptive.

Ndaj dhe do të bëjmë gjithçka për sigurinë ligjore, për garën e hapur për bizneset në vend.

Sot Edi Rama keqpërdoron në mënyrën më korruptive nismën ‘Shqipëria 1 Euro’, pasi nga gara ndërkombëtare e hapur ai e ka kthyer ai e ka shndërruar atë në një privilegj që personalisht kryeministri ja dhuron atyre që e shpërblejnë më shumë.

Në këtë kontekst jo vetëm që nuk inkurajohen investimet e mëdha serioze, por krijohet një klientelë e rrezikshme, një klientelë politike ekonomike e rrezikshme për vendin, biznesin dhe demokracinë e tij.

Në fushën e biznesit, njëlloj si në fushat e tjera, ndodhi një regres i papërmbajtur.

Nuk e kam fjalën këtu vetëm për vendosjen e taksës progresive, por e kam fjalën tek rikthimi i lejeve dhe licencave dhe shndërrimi i tyre në induligjencat e dikurshme mesjetare.

E kam fjalën tek përjashtimi i garës së hapur dhe zhvillimi i prokurimeve sekrete dhe të mbyllura të cilat janë një goditje shumë e rëndë.

E kam fjalën tek spekullimet që bëhen me biznesin e vogël, me taksën e vendosur në shtresën e mesme, në profesionet e lira.

Pra në një mënyrë apo një tjetër, për fatkeqësinë e vendit i tërë biznesi dominohet nga një grup oligarkësh të lidhur me qeverinë dhe bëjnë ligjin sipas interesave të tyre, në bizneset e të gjitha llojeve dhe niveleve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...