'Rilindja' e Piktorit, shkollë për trajnimin e hajdutëve!

E Enjte, 04 Prill 2024 13:52

Nga Kim Mehmeti:

Në Shqipëri thuajse nuk kalon java e ndonjë funksionar i saj të mos akuzohet për hajdutëri. Kështu që ke përshtypjen se ‘Rilindja’ e Piktorit është shkollë për trajnim të hajdutëve.

Së fundmi, mediat lajmëruan për arrestimin dhe ngritjen e akuzave për hajni kundër dhjetëra drejtorëve të Bashkisë së Tiranës. Me çka të duket se Lali Eri ka vendosur t’i largojë nga kursi i hajdutërisë të gjithë të paaftit dhe ata t’i zëvendësoj me hajna më të shkathtë. 

Si do qoftë Shqipëria vazhdon të mbetet shembull shkollaresk se asnjë popull dhe asnjë shtet nuk është aq i varfër sa burrështetasit e tij hajdut të mos kenë çka të vjedhin e nga çka të pasurohen.

Pastaj Shqipëria vazhdon të jetë pasqyrë ku shpërfaqet e vërteta se një shet e një popull nuk e dëmtojnë gjithaq burrështetasit e tij hajdut, sa mediat dhe elitat tjera që ushqehen nga hajdutëria dhe e mbulojnë hajninë. 

Shqipëria është shtet ku hajdutëria është biznesi më fitimprurës, andaj shumëkush e vlerëson se më mirë të bie të shkosh disa vjet në burg si hajdut i pasur i 'Rilindjes', se sa në kurbet ku do kalbesh duke punuar e do të djegë malli për të afërmit. 

Po pra, në Shqipëri nuk kalon java pa u përhapur lajmi për zbulimin e ndonjë funksionari hajdut të ‘Rilindjes’. Me çka s’ke si mos mendosh se mëmëdheun e kanë në duar ata që i përmbahen mendësisë komuniste se kapitalizmi qëndron mbi shtyllat e zhvatjes së popullit dhe vendit që drejton.

Dhe mbase andaj, tani për tani, Shqipëria ka vetëm një elitë të konsoliduar e të fuqishme – atë të hajdutëve. E cila elitë i mirëmban, i ushqen dhe i kontrollon gjitha të tjerat, të cilat janë poaq mëkatare dhe të dëmshme për popullin sa edhe ajo hajdutokrate.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...