Organizata kriminale e Erion Veliajt

E Enjte, 04 Prill 2024 19:00

Erion Veliaj reagoi dje në një takim me disa nxënës pas arrestimit të shumicës së drejtorëve të Bashkisë Tiranë, 9 prej tyre, një ndodhej në burg, të tjerë u arrestuan, ndërkohë që pjesa tjetër e drejtuesve të bashkisë janë nën hetim.

Disa drejtorë po hetohen për lidhje korruptive, afera, përfitime miliona euro, tenderë, korrupsion, etj., të cilat Erion Veliaj i justifikoi me një fjalë të thjeshtë përballë të rinjve. 

 

Veliaj e quajti mjaft të rëndësishme javën e shkuar edhe për problemin e tij shëndetësor, në fakt jo ndonjë gjë për t’u bërë kaq alarmante, por ai kërkon që me çdo kusht të heqë vëmendjen nga afera e drejtorëve të tij, të cilët janë përfshirë edhe në skandale të tjera korrupsioni, siç është ajo e inceneratorit të Tiranës, që nuk ekziston.

Erion Veliaj u tha të rinjve se e kishte bërë mbledhjen me organizatën e tij, për të larguar një apo dy drejtues, të cilët kishin konflikt interesi.

“Sot e kam nisur ditën me një takim, ku morëm vendimin për largimin e disa kolegëve sepse organizata e madhe është më e rëndësishme se 1 apo 2 persona, të cilët mund të kenë probleme me ligjin dhe duhet t’i zgjidhin këto probleme me drejtësinë”, deklaroi kryetari i bashkisë.

Organizata kriminale e Erion Veliajt

Po, Bashkia e Tiranës është kthyer në një organizatë kriminale dhe kryetar ka Erion Veliajn, po një organizatë me të gjithë komandën drejtuese në burg për korrupsion, në burg për aferë.

Erion Veliaj përpiqet të thotë se ata drejtorë ishin në konflikt interesi, por çfarë bënte Erion Veliaj, lind pyetja, që ka gati 9 vite kryetar bashkie.

Erion Veliaj i emëronte sa në një drejtori, në një drejtori, tek IMT-ja, tek Ujësjellësi, te Shërbimet dhe i qarkullonte drejtorët nëpër institucione të ndryshme në varësi të bashkisë që drejtonin. I kishte emëruar Erion Veliaj, i çonte në tenderë Erion Veliaj.

Këta ishin pjesë jo vetëm e organizatës kriminale të bashkisë, ku kanë bërë korrupsion, vjedhje dhe abuzime, por edhe pjesë politike e fushatës së Erion Veliajt. Këta ishin mbështetësit kryesorë të Erion Veliajt.

Erion Veliaj nuk e dinte se këta fitonin tenderë nga Bashkia e Tiranës, nuk kishte si ta dinte, por harron se ai është autoriteti kontraktor. Kryetari i bashkisë është përgjegjësi direkt.

Veliaj shet drejtorët hajdutë

Erion Veliaj fillimisht na tha nëpërmjet mediave të tij se një apo dy drejtorë ishin ish-drejtorë. Donte të

Jo, nuk janë as një, as dy, janë 9 dhe 4 të tjerë nën hetim, për dy të tjerë priten urdhër-arreste. Janë rreth 15-16 drejtues të Bashkisë së Tiranës, të përfshirë në afera korruptive.

Erion Veliaj kërkon ta lërë fajin te vetë ata, duke thënë t’i zgjidhin vetën problemet me drejtësinë.

Po Erion Veliaj nuk ka përgjegjësi për ta, që i ka emëruar sa në një zyrë në një zyrë? Nuk ka përgjegjësi Erion Veliaj që i ka promovuar? Nuk ka përgjegjësi Erion Veliaj jo vetëm morale, por edhe penale e politike, që kur u denoncuan drejtorët e tij ndërhynte t’i mbyllte aferat dhe sulmonte me mediat e tij të korruptuara këdo që denonconte skandalet e Bashkisë së Tiranës?

Në vend që të merrte masa, tani na tregon se paska Audit. Pasi CNA e raportoi, lali e mësoi se kishte audit Bashkia e Tiranës, kishte një institucion kontrolli.

Po raportet që i dërgon KLSH-ja? Çfarë ka bërë Erion Veliaj? I ka vendosur në tualet? Çfarë ka bërë Erion Veliaj kur opozita denonconte drejtorët e tij të korruptuar në bashki? Ai i promovonte, as nuk i kontrollonte sepse ishte pjesë e organizatës, ishte ai drejtuesi i organizatës kriminale të korrupsionit në bashki.

Por, Erion Veliaj është drejtuesi i organizatës kriminale të korrupsionit në Bashkinë e Tiranës dhe ai është një grup i strukturuar kriminal.

Erion Veliaj ka të drejtë, ajo është një organizatë kriminale. Nuk janë disa individë, një apo dy,  të cilët kanë përfituar ndonjë lek lart e poshtë. Për përfitimet e tyre, kryebashkiaku Erion Veliaj ka qenë në dijeni sepse ka pasur ankime nga kompani të ndryshme dhe ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë ligjore dhe penale.

Përgjegjësitë janë vetëm për faktin se ata u arrestuan tashmë dhe u kapën, por edhe për faktin se ai i ka mbrojtur, i ka mbuluar, i ka fshehur, i ka ruajtur, i ka promovuar anëtarët e organizatës së tij kriminale në Bashkinë e Tiranës.

 Nuk janë një apo dy, po e përsërisim disa herë, janë dhjetëra dhe përgjegjësia penale e Erion Veliajt është edhe me faktin se kur janë denoncuar inceneratorët, kur është denoncuar dosja “5D”, kur është denoncuar afera me inceneratorin, i ka mbështetur.

Po, është e vërtetë, i ka mbështetur, i ka promovuar për t’i pasuruar, për t’i futur në politikë, që t’i kishte krahët e tij nesër në Partinë Socialiste me skenarin e ëndrrave të tij për të marrë drejtimin e asaj partie, që e sulmoi, e përçudnoi, e keqtrajtoi kur ishte kryeministër Fatos Nano me protestat e tij kundër dhe tashmë hyri në atë parti, po e shfrytëzon, po vjedh në emër të saj, po i ofron skandale, korrupsion, afera dhe po i promovon brenda kriminelët e organizatës së tij, hajdutët e kapur edhe nga SPAK-u.

Tashmë Erion Veliajt nuk i mbetet gjë tjetër, thjesht dhe vetëm të dorëzojë organizatën e tij kriminale, por atë po e bën duke menduar se do të shpëtojë vetë, pasi kështu funksionon.

Kapoja e një organizate përpiqet që të lëshojë ushtarët që të shpëtojë lëkurën e vet, por në organizatën e lalit ka dhe nga ata që ndoshta mezi presin ta shesin kreun e organizatës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...