Meta: Veliaj është vazhdim i politikës kriminale të Edi Ramës

Premte, 05 Prill 2024 13:19

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur para protestuesve tek Bashkia e Tiranës.

Ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të ngrihen në protesta, Meta tha se “kur ngrihet populli, bie tirania”.  

 

"Siç e dini ju të gjithë, Erion Veliaj në vazhdim të politikës kriminale të Edi Ramës ka kaluar çdo limit, ka dhënë 10 milionë metër katrorë leje ndërtimi në Tiranë vetëm për qëllim pastrimi të parave në funksion të atyre që kontrollojnë narkotrafikun dhe gjithë aktivitetet kriminale dhe të pastrimit të parave të inceneratorëve dhe gjithë PPP. Ndërkohë në Tiranë 55 mijë apartamente janë bosh...," tha Meta.

"Në Tiranë dhjetëra familje janë rrugëve dhe Veliaj e ka nxjerrë Nënë Lizën në mes të rrugës, ka nxjerrë edhe nëna me foshnje me gaz nga shtëpitë e tyre, Tirana është avatriçja më e madhe e pastrimit të lekëve nga krimi i organizuar. Opozita duhet ta nisë nga ata këshilltarë që nuk luftojnë si këshilltarët që folën këtu, Hajde Nënë Liza, o burrneshë. Ti një ditë do të flasësh tek karrigia e atyre 5D-ve. Kjo fara e keqe e rilindësve nuk i do nënat shqiptare, me këto tradita e halle.

I bëj thirrje këshilltarëve opozitarë që duhet të jenë bashkuar dhe të distancohen nga ofertat e Veliajt për të heshtur. Zgjedhjet e vjedhura e të blera nuk e mbajnë dot gjatë aty Veliajn", tha Meta.

"Ndaj t'i bëjmë thirrje gjithë qytetarëve të Tiranës, shqiptarë të bashkohemi kundër projektit shfarosës të kombit tonë nga ky sekt kriminal," theksoi Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...