'Dilni dhe protestoni, njeriu më i dëmshëm tani është ai që hesht'

Premte, 05 Prill 2024 13:34

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë që të dalin në rrugë dhe të mbroj paratë e tyre që po vidhen hapur nga pushteti.

Alizoti është shprehur se njeriu më i dëmshëm në këtë moment është ai që hesht. 

 

"Ju lutem qytetarëve të Tiranës, mos e humbni këtë moment se është një vjedhje e madhe. Ai ka vrarë dhe një djalë të ri, i cili mblidhte kanaçe për të ndihmuar familjen e  tij.

Ato që vidhen janë paratë tuaja, shpresa juaj. 

Bashkëpunëtori më i madh i autokratëve dhe hajdutëve është heshtja, prandaj mos heshtni më. Ju që jeni besimtarë të muajit të madhërishëm të Ramazanit, mos heshtni më, dilni për hir të Zotit, mos lëni më të vidheni.

Shqipëria është kthyer në një grup banditësh që kane shtëpi në Vjenë dhe Majemi dhe kanë miliarda, kurse ju nuk ushqeheni dot. Ky popull po shkatërrohet, njerëz që nuk janë askushi, zotërojnë gjithçka në Shqipëri. 

Ju lutem me zemër në dorë, shpëtoni veten dhe fëmijët tuaj, njeriu më i dëmshëm në këtë moment është ai që hesht, dilni në rrugë dhe mbroni jetën tuaj."

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...