Erion Veliaj sfidon hapur SPAK, i jep 1.6 mln euro kompanisë së sekuestruar të Evis Beberit

Premte, 05 Prill 2024 20:45

Zbulohet tjetër skandal me tenderat që lidhin me përgjegjësi direkte kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, i cili po sfidon hapur SPAK-un. Në ditën që Prokuroria e Posaçme vuri në sekuestro kompaninë “DAAM” shpk të ish-drejtorit të ARRSH Evis Berberi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e shpalli këtë kompani si fituese të një tenderi me vlerë rreth 1.6 milionë euro. Kompania e Evis Berberit si fituese e këtij tenderi u shpall vetëm një ditë pasi Erion Veliajt iu arrestuan bashkëpunëtorët e ngushtë për aferën e “5 D Konstruksion”.

Nga SYRI TV 

 

Erion Veliaj i ka bërë sfidë direkte SPAK në ditën që struktura e Posaçme arrestoi dy drejtorët e rëndësishëm të tij REdi Molla dhe Mariglen Qato, ndërsa u vendosën masa sigurie edhe për disa drejtorë e zyrtarë të tjerë. Në datën 28 mars, ditë kur u arrestuan drejtorët e  bashkisë për aferën “5 D Konstruksion”, bashkia e Tiranës shpalli fituesit e tenderit me objekt: “Studim Projektim në programin e Arsimit Bazë Parashkollor, Arsimit të Mesëm të Përgjithshëm”, me vlerë rreth 1.6 milionë euro pa TVSH.

Fitues të këtij tenderi, që ka si qëllim shërbimet e konsulencës, ishin 11 grupe të ndryshme operatorësh ekonomik. Grupi i tretë i operatorëve ekonmik shpallur fitues në këtë garë është ajo e kompanisë “DAAM” shpk dhe “NET GROUP” shpk, të cilat janë pikërisht kompanitë e ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi.

Madje, kompania “DAAM” shpk e Evis Beberit, fitoi tenderin e majm nga Erion Veliaj, vetëm një ditë para se SPAK të vendose sekuestron preventive të kësaj shoqërie, që ishte në zotërim të ish-drejtorit të ARRSH. Ky vendim i Erion veliajt, për të shpallur si pjesë të kompanive fituese për tenderin 1.6 milionë euro edhe shoqërinë e sekuestruar të Evis Berberit, duket si sfidë e hapur ndaj SPAK që po heton ish-kreun e ARRSH dhe ish-drejtorët e bashkisë Tiranë për të njëjtat skema financiare.

Ky tender shoqërohet nga hije të forta skandali, pasi procedura u shpall në 21 nëntor 2023 dhe fituesi do të duhet të ishte shpallur vetëm një muaj më pas. Por siç rezulton nga dokumentat, bashkia e Tiranës e ka zvarritur shpalljen e fituesit për katër muaj me rradhë, deri në ditën që SPAK arrestoi bashkëpunëtorët e ngushtë të kryebashkiakut të Tiranës.

Një tjetër dyshim për këtë procedurë, është shkelja e barazisë në tendera. Në datën 20 nëntor 2023, Bashkia e Tiranës, u dërgon 11 grupeve të operatoëve ekonomik, tashmë të shpallur fitues, ftesë për ofertë për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit. Por në garë u futën edhe 10 bashkime të tjera operatorësh ekonomik, por asnjëri prej tyre nuk u kualifikua si fitues. Për habi, bashkia e Tiranës shpalli fitues 11 grupe operatorësh ekonomik, të cilëve u kishte dërguar ftesë direkte për pjesëmarrjen në këtë procedurë prokurimi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...