'5D, vjedhje e paimagjinueshme në 33 vjet’/ Bushati: Veliaj i përfshirë dhe i kapur me ‘presh në duar’

Premte, 05 Prill 2024 20:55

I ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, analisti Andi Bushati ka folur për efektin e skandalit '5D' në Bashkinë e Tiranës, duke u bërë investitor me paratë e korrupsionit, ku dhe qeveria u fal dhe taksat.

Bushati thekson se ajo që ka ndodhur në Bashkinë e Tiranës me dosjen ‘5D’ është një vjedhje e përmasave të paimagjinueshme në 33 vjet. 

 

Sipas analistit, ‘po të shikosh skemën se si ka proceduar kjo vjedhje trashanike nuk ka shanc që Veliaj të mos jetë i përfshirë në të’.

Bushati: Çfarëdo që të ketë ndodhur sot, edhe protesta para bashkisë dhe reagimi i kryebashkiakut, në thelb janë shumë më të vogla nga ajo që kemi marrë vesh rreth një javë më parë. Kemi marrë vesh që në Bashkinë e Tiranës ka ndodhur një vjedhje e përmasave të paimagjinueshme në këto 33 vjet. Nuk ka ndodhur deri më sot që funksoionarë publikë të heqin dorë nga marrja e ryshfetit por thjesht krijojnë një kompani që lekët publike ti çojnë në një kompani private. Në këtë përmasë nuk ka ndodhur kurrë në këto tre dekada. Prandaj çfarë do reagimi të kemi çfarë do vetëmbrojtje të kemi çfarëdo proteste, është e papërfillshme me përmasat e një grabitje që mua kur Belind Këlliçi e ka denoncuar për herë të parë kam thënë që këtu ja fusin kot, se nuk mund të jenë kaq idot sa mund të vjedhin kaq trashë, dhe dokumentat  po na tregojnë sa kanë qënë kaq idiot që kanë vjedhur kaq trashë.

Çfarë do që të thotë Veliaj është e parëndësishme. Ai që kapet me presh në duar i thonë që ke të drejtën të mos flasësh fare pa praninë e avokatit. Veliaj sot është në pozicionin pavarësisht se SPAK nuk e ka marrë të pandehur në pozicionin e një të pandehuri.

Po të shikosh skemën se si ka proceduar kjo vjedhje trashanike nuk ka shanc që Veliaj të mos jetë i përfshirë në të. Sapo Veliaj fiton bashkinë bëhet kompania një vit më mbrapa, një kompani që paratë e bashkisë së Veliajt ia çon firmës private të drejtorëve të Veliajt.

Po të shikoni, ndodh që edhe punonjës të tjerë, drejtorë të tjerë, firmosin, i japin dokumentat e tenderit, i japin kodet kësaj firme private, pra a do ta bënin këta të tjerët që nuk ishin pjestar të 5D-së këtë devotshmëri për t’i shërbyer vjedhjes pa e ditur që aty është edhe Erion Veliaj?

Po këto para që u vodhën nga publiku dhe u investuan në një hotel 15 milionë euro..

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...