Meta: PL do jetë 10 herë më e fuqishme se LSI, t’ju kthejmë dinjitetin shqiptarëve

Hënë, 08 Prill 2024 19:16

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një deklaratë për mediat, deklaroi se situata në Shqipëri është alarmante.

Meta theksoi se Partia e Lirisë do të ribëjë veten e do të jetë 10 herë më e fuqishme se Lëvizja Socialiste për Integrim. Më tej, Meta shtoi se PL do iu kthejë dinjitetin shqiptarëve. 

 “Maqedonia e veriut subvencionon për bujqësinë. Prandaj është fuqi eksportuese, ndërsa bujqësia tek ne po shkatërrohet. Ne do të ribëjmë vetveten, që PL të jetë 10 herë më e fuqishme sesa LSI, që unë u largova nga këtu për të qenë president. Situata është alarmante.

Dje ishte 7 prilli, ishte ditë pushtimi, por edhe rezistence kundër një fuqie të asaj kohe, unë vendosa t’i bëj vizitë nënë Selvisë, kontribuese në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare, që po bën 100 vjeç. Por, ajo që na bënë ne, edhe pse luftuam, Selvia ka një pension qesharak. Shqiptarët marrin pensione mizerable, ndërsa miliona euro vidhen natë e ditë. Bëhen gjithashtu edhe me PPP e me tendera”, deklaroi Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...