Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, duke folur për kompaninë “5D” të drejtorëve të arrestuar të bashkisë së Tiranës, deklaroi se ata përdorën skemën e përmbysur të mafias italiane, duke marrë një prestanome dhe nuk kanë marrë paratë e krimit, por paratë publike dhe i kanë bërë para të krimit.
“Në rast se shohim skemën kemi alarm. Mafia ka përdorur një skemë të përmbysur të mafias italiane. Mafia kishte paratë e përfituara nga veprimtaria kriminale. Gjente prestanome dhe paratë e krimit mafia i gjeneronte në punët publike. Këtu është e kundërta. Është marrë një prestanome dhe nuk kanë marrë paratë e krimit, por paratë publike dhe i kanë bërë para të krimit.
Përveç përmbysjes së skemës së mafias italiane, Prokuroria e Posaçme thotë se kemi të bëjmë me një brez drejtorësh modernë, me shtëpi në Tiranë, me kontakte të pafundme dhe brezi i të ardhmes së politikës shqiptare, nëse s’do të ndërhynte prokuroria”, tha Beci në emisionin "Të Paekspozuarit".