Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ironizuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, pasi ky i fundit e akuzoi se kishte prishur pronën publike sepse ishte ngjitur në majë të një strukture hekuri te kodrat e kryeqytetit.
Duke dalë sërish në majë të strukturës së hekurit, Meta i ka dërguar një mesazh Veliajt në Facebook, duke ‘e falënderuar Bashkinë e Tiranës që ndjek aktivitetet e tij sportive dhe që më në fund u kujtua ta lyejë me bojë të bardhë kuadratin e hekurit tek kodrat e kryeqytetit!’
Postimi i plotë:
"Faleminderit" Bashkisë së Tiranës që ndjek aktivitetet e mia sportive dhe që më në fund u kujtua ta lyejë me bojë të bardhë kuadratin e hekurit tek kodrat e kryeqytetit!
Një përshëndetje edhe për të gjithë ata që herën e parë menduan se isha ngjitur këtu me helikopter!