Gjykata e Lartë ka shqyrtuar rekursin e liderit të opozitës, Sali Berisha, për të hequr ose ndryshuar masën e sigurisë, atë të arrestit të shtëpisë.
Avokatët e Berishës i kanë argumentuar të gjitha instancave të gjykatës se masa ndaj liderit të opozitës janë anti kushtetuese dhe anti ligjore, por këto kërkesa janë shpërfillur nga gjyqtarja politike e, Irena me tre mbiemra.
Të njëjtën gjë ka vendosur sot edhe Gjykata e Lartë, e cila nuk ka shpëtuar urdhërit politik të Ramës. Ky vendim i sotëm tregon kapitullimin e drejtësisë shqiptare në të gjitha nivelet e saj, nga gjykata me e ulët, te ajo Kushtetuese e deri te Gjykata e Lartë.