Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas reagimeve refuzuese të deputetëve të Edi Ramës, për dëshminë që pritet të japë në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS.
Berisha shkruan me një reagim në Facebook se klani Rama ka tmerr nga dëshmia e tij dhe nga faktet që do të nxjerrë në publike.
Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:
Të dashur miq, pseudo-deputetët e partisë së krimit, pasi kishin kërkuar publikisht me datë 2 prill që të dëshmoja para Komisionit Hetimor Parlamentar për sistemin TIMS, me datën 8 prill, në nje akt vetëposhtërimi publik, tërhoqën me urdhër të Ramës kërkesën.
Kjo erdhi pasi Rama dhe Olsi u tmerruan kur mësuan se do paraqisja me dokumenta zyrtare nga TIMS dhjetra udhëtimet e Olsi Ramës me Genti Xhixhën, Ermal Hoxhën, Gentian Gjonajn me makinën e drogës me targë: AA653DM por dëshmia ime do të sillte dhe të dhëna shkatërrimtare për 142 udhëtimet e Edi Ramës me ‘Ismailin’ e tij dhe llojin e ngarkesave të transportuara në këto udhëtime. Të tmerruar nga Sali Berisha për krimet që kanë kryer.
Drejtësia vonon, por nuk harron. Klani Rama me i rrezikshmi klan mafioz në Europë do marrë atë që meriton.