'Fondet e BE i çut për ndërtimin e vilave të personave pranë pushtetit'/ Bardhi - Spiropalit: Ti Elisa ngre dorën sa herë flitet për fonde

E Enjte, 11 Prill 2024 16:48

Gjatë diskutimit në Parlament për marrëveshjen me BE-në, opozita ka kërkuar që i pranishëm në Kuvend të jetë ministri i Ekonomisë për të dhënë më shumë detaje rreth saj .

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka deklaruar se vota e opozitës do të jetë pro marrëveshjes, por se duhet të sqarohen mekanizmat e saj për të siguruar që fondet nga taksapaguesit europianë nuk do të shkojnë për ndërtimin e vilave të personave pranë pushtetit. 

 

Pjesë nga debati:

Bardhi: Në vend të iknin fondet për bujqit u morën njerëz pranë pushtetit për të ndërtuar vila. Të vijë ministri ose të shtyhet diskutimi. Do votojmë pro marrëveshjes por kemi të drejtën tonë të ngremë pyetje që të jemi të sigurt votës pro. Nuk mund të votojmë pro që fondet nga marrëveshjet të ikin për të ndërtuar vila.
Nëse edhe këto para të taksapaguesve europianë do shfrytëzohen në të njëjtën mënyrë nuk do të votojmë pro. Nuk e kuptoj pse ti Elisa ngre dorën sa herë flasim për fonde. Keni marrë përsipër të gjithë të mbroni Olta Xhaçkën. Keni hall të mbroni ata që kanë problem me drejtësinë.

Spiropali: Do ishte e vështirë të merresha me listën e kapërcimeve nga një degë në tjetrën, është për të thënë që nëse doni të shtyni debatin, nuk e kemi problem. Do të donim që siç e kaluat marrëveshjen me konsensus në Komision ta kalojmë.
U kalua pa asnjë votë kundër, pra nuk ka arsye për ta diskutuar në Kuvend.
Jemi të gatshëm ta shtyjmë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...