Gjykata la në masën detyrim për paraqitje Armando Ndreca, paraditen e së shtunës, duke mbështetur në këtë mënyrë kërkesën e prokurorisë.
Ndreca dyshohet se, bashkë me persona të tjerë, ka ngritur një aktivitet të paligjshëm për kultivimin e lëndës narkotike, kanabis sativa.
Policia e Lezhës arrestoi dy persona në flagrancë, ndërsa Armando Ndrecën ë ndaloi, nën dyshimet se ishte pjesë e grupit.
Por, mesa duket, prokuroria nuk ka identifikuar prova ose indicje për të mbajtur në qeli vëllain e deputetit dhe ka kërkuar masë të butë sigurimi, aq sa për të mos hedhur poshtë punën e policisë.
Deri më tani, publiku është mësuar që policia nuk guxon të prek familjarët e deputetëve rilindas, të dyshuar si të përfshirë në aktivitete kriminale.
Por rasti i Lezhës tregon që “drejtësia e reformuar” është edhe më dashamirëse me këtë kategori personash sesa vetë policia./Boldnews.al