Pse BILD e lidh skandalin e Veliajt me qëndrimin e Gjermanisë për kokainën?

Saturday, 13 Prill 2024 23:47

Një ditë më parë, gazeta më e madhe gjermane, BILD, ‘groposi’ kryebashkiakun e Tiranës, në një artikull të publikuar pas protestave masive ku kërkohet dorëheqja e tij.

Gazeta shkruan se Veliaj është i implikuar në aferë dhe është nën hetim. 

 

BILD thekson se ky skandal është i rëndë edhe për Shqipërinë e mësuar me afera korruptive.

“Çfarë i shtyn njerëzit në rrugë: Politikanët kryesorë të qytetit thuhet se kanë themeluar kompani përmes ‘pupacëve’ të tyre, të cilave më pas u kanë dhënë kontrata publike! Dëmi i njohur deri tani: 25 milionë euro para publike në vendin e dytë më të varfër të Europës! Dyshimi: Thuhet se është i përfshirë edhe kryetari i bashkisë,” shkruan gazeta.

Por interesant është fakti se gazeta e lidh shkrimin me një qëndrim të mbajtur nga qeveria gjermane të martën.

“Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser (53, SPD) emëroi bandat shqiptare si autorët kryesorë të kontrabandës së kokainës në Gjermani të martën,” shkruan gazeta.

Ky lajm bëri shumë bujë në Gjermani, por kaloi thuajse në heshtje në Shqipëri.

Atëherë pse lidhet emri i Veliajt me historinë e kokainës?

“Fakti që zyrtarët e lartë tani po mbushin hapur xhepat e tyre para syve të kryebashkiakut të qytetit të Tiranës në lulëzim - kjo është një pikë e tepërt për demonstruesit në Tiranë, ku mijëra apartamente të reja qëndrojnë bosh. Fakt: Pastrimi i parave i ka rritur çmimet. Toka për ndërtim në qytetin e Tiranës tani është po aq e shtrenjtë sa në zonat kryesore të Hamburgut...,” thekson BILD.

A dinë më shumë gjermanët për lidhjet e zyrtarëve me kokainën?

Kjo mbetet për t’u parë. Por të mos harrojmë se para pak ditësh, nga një gjyq në Belgjikë, zyrtarët shqiptarë dolën në përgjime si të implikuar me një grup kriminal të trafikut të kokainës.

Qëllimi i tyre? Të ngrinin një kullë në Tiranë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...