‘Krimi elektoral’/ Berisha: Mali i Zi e arrestoi Dumanin e tij. Dumani i Tiranës meriton me kohë të ishte në burg

Diel, 14 Prill 2024 21:37

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal te zhvillimi i sotëm në Malin e Zi, ku prokurori special u arrestua si pjesë e një grupi kriminal.
 

Duke bërë një paralelizëm me Shqipërinë, Berisha theksoi se ‘Dumani i Tiranës meriton me kohë të ishte në burg sepse fle mbi dosjet monstruoze të krimit elektoral’.

 

Berisha: Sot Mali i Zi arrestoi Dumanin e tij, prokurorin special sepse e gjeti njëlloj si Dumanin e Tiranës.

Miqtë e mi!

Dumani i Tiranës është një nga kriminelët më të shpifur në historinë e shtetit shqiptar, sepse ai është bërë mburojë e atyre që vendosën modelin e vjedhjeve 100%.

Dumani i Tiranës është bërë mburojë i atij që firmosi për firmën e tij 8 për qind, një vit para se ajo të krijohej.

Dumani i Tiranës meriton me kohë të ishte në burg sepse fle mbi dosjet monstruoze të krimit elektoral.

Dumani është garanti kryesor i krimit monstruoz elektoral të qeveritarëve.

Dumani që qëndron në karrige në mënyrë antikushtetuese, në vitin 2016 kishte të deklaruar 3 apartamente.

Ndaj dhe njëherë i them atij gazetari që duhet të skuqesh nga shqiptarët, që u fshihje edhe ato që kishte deklaruar vetë Dumani.

Pra kur drejtësia qëndron në anën e krimit, kur drejtësia bëhet mburojë e krimit qeveritar, çfarë pritet më?

Pritet vetëm zemërimi popullor, zemërimi qytetar, zemërimi opozitar, fjala e opozitës.

Ftoj shqiptarët të marrin në dorë fatin e tyre.

Kur qeveria të vjedh dhe gjobit nga mëngjesi në darkë, kur drejtësia shndërrohet në mburojë të shpifur të saj, çfarë mbetet për çdo qytetarët të ndershëm?

Mbetet vetëm vendimi, vetëm guximi për të marrë në dorë fatin e tij.

Modifikuar më Diel, 14 Prill 2024 21:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...