Berisha: Ku i ke 7 miliardët e Shpiragut o faqezi? Nuk ke faj ti, fajin e ka opozita se ti nuk duhet të dalësh kurrë më në atë zyrë

Hënë, 15 Prill 2024 21:37

Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, kryedemokrati Berisha ka pyetur Edi Ramën se ku i ka 7 miliardët e Shpiragut, pusi i naftës që u braktis nga kompania Shell.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha: 

 

Edi Rama, pasi hodhi poshtë interpelancën në shkelmim të Kushtetutës, tani me Çuçkën e tij refuzon debatin me mocion në parlament, duke i dhënë goditje të dytë fatale parlamentit.

Qytetarë dhe qytetare, durimi ka një fund dhe ky është fundi i durimit!

Zemërimi ka një fillim dhe ky është fillimi i zemërimit.

Çfarë presim ne?

Rrugët dhe sheshet janë tonat, nga Konispoli në Tropojë e në Vermosh, kudo që jeni, vërshoni drejt Tiranës, vërshoni drejt fitores.

Këtu kurrë nuk ka ekzistuar një klikë si kjo mor.

Kjo tejkalon çdo lloj norme dhe tejkalon se ne nuk u tregojmë vendin.

Iu bëj thirrje dhe njëherë forcave politike opozitare të bashkohen.

Nuk ka pasur Shqipëria një armik të egër të lirive si Edi Rama, regjimi i tij.

Nuk ka pasur Shqipëria një drejtësi të kapur e të korruptuar si Dumani dhe dumanët e kompani.

Njeriu lufton për idealet e tij.

Njeriu lufton për qëllimet e tij.

Asgjë nuk realizohet pa sakrifica.

Ndaj dhe në traditën më të thellë liridashëse, të ngrihemi kundër pushtuesit, kundër barbarit që vjedh çdo gjë, që përzë shqiptarët, që mashtron shqiptarët.

Këta kanë vendosur një regjim që nuk ka ekzistuar kurrë, nuk ka ndodhur kurrë.

Me një psikologji mizerabël, të turpshme, mashtrojnë çdo ditë shqiptarët.

Ku i ke 7 miliardët o faqezi, që u the shqiptarëve në fushatë elektorale, të Shpiragut? Ku janë o turpi i dheut?

Po nuk ke faj ti, fajin e ka opozita se ti nuk duhet të dalësh kurrë më në atë zyrë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...