Shkullaku: Fredi Beleri nuk është viktimë e nacionalizmit, por sfidoi sulltanin dhe u ndëshkua

Hënë, 15 Prill 2024 22:00

Analisti Armand Shkullaku në studion e ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka diskutuar për Fredi Belerin dhe shpalljen e kandidaturës së tij nga Greqia, për eurodeputet në zgjedhjet evropiane të majit.

Sipas Shkullakut, Fredi Beleri u dënua se sfidoi sulltanin dhe jo si viktimë e nacionalizmit. 

 

‘Kur Edi Ramës i kanë sondazhet që Fredi Beleri, dilte fitues në Himarë, ka shpërthyer. Se ai nuk shpërtheu kur kandidoi Beleri, as kur i doli emrin, Rama ka reaguar 9 ditë para zgjedhjeve dhe 1 ditë para mbylljes së fushatës elektorale.

Pse? Sepse në sondazhe Fredi Beleri dilte fitues. Dhe ai mendoi se duke e sulmuar, do motivonte të tijët, do të trembte palët.

Edi Rama ka bërë shantazh hapur në emisionin ‘Opinion’ dhe u ka folur me emra dy personave në Greqi, që e keni personale me mua, do të ju ndjek personalisht, do ju heq dokumentet etj.

Për Edi Ramën u kthye në betejë. Jo se Edi Rama është nacionalist dhe i dhimbset Himara, por është pragmatist dhe materialist.

Himara është bashkia që shtrihet nga Palasa deri në Kakome dhe ka pronat me vlerat më të mëdha të tregut, jo veç në Shqipëri dhe në Mesdhe.

Ai nuk donte të linte Himarën, se nacionalizmi i Ramës është si i Erdoganit, etj që unë u quaj sharlatan politik.

Edi Rama nëse do të ishte me kaq ndjenja nacionaliste dhe nuk duronte një ofendim kaq të madh për Himarën, aty ishte Mitsotaqis, erdhi e priti. Në Himarë e shoqëronte Fredi Beleri dhe nuk dëgjuam asnjë llaf.

Në zgjedhjet e 2021, qytetarët shqiptarë me kombësi greke nuk u lejuan që të votojnë në jug të Shqipërisë, që të digjte mandatin e Vangjel Tavos.

Vendimi i Greqisë për të kandiduar Fredi Belerin e nderon Greqinë dhe i jep të drejtat e një qytetari cilido qoftë ai, që përfaqëson kombin tënd edhe në një shtet tjetër do të ishte shumë mirë ta çonte Eurodeputet.

Do të ishte shumë i lumtur që Albin Kurti një politikan të Luginës së Preshevës e fut në burg, ta kandidonte për deputet të Kosovës, apo nëse do e kishte mundësinë edhe për Eurodeputet.

Fredi Beleri nuk është viktimë e nacionalizmit, ai është viktimë e një pushteti arbritrat që i do gjithë pushtetet për vete. Është një njeri që sfidoi sulltanin dhe kur e sfidon sulltanin, në këtë moment duhet të ndëshkohet’, tha Armand Shkullaku në SYRI TV.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...