Gjekmarkaj “libri I Ambasadorit Kramaric , nje udhetim Virgjili, nga erresirat e historise tek te vertetat eskiliane te Ballkanit

Tuesday, 16 Prill 2024 16:32

Kritika e mendjes politike e Sh.T.Z Zlatko Kramaric

Leximi ẽshte një raport me vetveten, jo vetem me librin, por me botën tonë të brendshme, nëpërmjet botës që libri na hap.

Në këtë kontekst duhet parë dhe libri i Ambasadorit Kramariç i cili të fut ne ujllesat e kohës dhe të Ballkanit me nje kandil drite si ai i Virgjilit në ferr, ku në një moment historik, ish Jugosllavia u shfaq si rrethi i nente i tij.

Në të njëjtin moment, nuk mungon as Europa me ngjarjet , personazhet dhe personalitetet, me bëmat dhe vendimet. Nuk mungojne as ata mendimtaret që ja përkufizojne ndërgjegjjen dhe zbulojne plagët që ende kullojne.

Asgjë nuk vjen rastësisht, cdo gje e ka një histori nga pas, të cilën autori e merr jo thjesh si të tille, me vitet që i duhet per ate çka i duhet si mbështetje për analizën e tij, e cila është sa teorike aq edhe konceptuale, por gjithsesi e prekshme.
Në këto pik prerje ( rri “bota e tij Kroate “ e rrethuar nga “antibotet “ kërcënuese (kryesisht serbomadhe brenda botes si e tërë).

Autori shpjegon imgjinaren kombëtare dhe ate Jugosllave me fuqi dhe stil akedemik, duke marre si shembull krimet naziste në Aushvic sipas Habermasit, te cilat lane nje vrage përfundimtare si dhe atyre të ndodhura po ne Kroaci me hebrenjte;
Ne kete koheiondo te doja, që në Kroacine e sotme të rrezatonte reflektimi mbi temën e kampit te Jasenovac dhe persekutimit të pa arsyshëm dhe kriminal të Kroacise ndaj qytetarve të saj Hebrej.

Qe nga dilemat e lindjes se Jugosllavise, rrethanat dhe rastësitë historike, ideologët dhe frymëzuesit, Lufta e Dyte Boterore , federata socialiste , iluzionet dhe parehatitë, deri tek analizat mbi ndikimin dhe gjykimin e Ivo Andricit mbi pesimizmin historik dhe kohen qe nuk leviz.

Qe nga intstrumentalizimet nacionaliste, identitetet kombëtare si realitet, te gjitha keto perballe zhvillimeve europiane, te vendosura ne diakoni dhe sintoni e shndërrojnë studiuesin në një udhetar, në një Uliks që lëviz mes te vërteteva të pafundme duke kërkuar të vërtetën unike Eskiliane.

Në këtë sipermarrje e shoqëron një informacion i gjerë mbreslënës, etika humane , filozofia europiane , dashuria per vendin e tij , e cila nuk eshte “ Jeta ime vdekja jote “ .

Ambasadori Kramaic nga bashkohësija zbret në Histori në gjenezë, aty ku gjerat nisen për t ‘u rikthyer përsërisht te e sotshmja. Si shembull të saj marr kapitullin që për ne është me i ndjeshëm, (Kuadraturen Kosovare te rrethit).

Tensionet aktuale , si vijim i atyre historike , nën presionin e dinamikave të genocitit dhe krimit Serb duke shpjeguar si pak kush atmosferën psikologjike, politike , të vendit që ushqehet me armiqësi, vend ky që është është Serbia.

Një dukuri Kroate, Serbe apo shqiptare, boshnjake apo sllovene, e gjen të lidhur me fenomet europiane të shekullit te kaluar, pse jo duke filluar me manifestin e Partisë Komuniste të Marksit dhe Engëlsit në Londrën e vitit te 1848 .


Ne , duke lexuar me vëmendje të përqëndruar që një tekst i këtij kalibri intelektual ta impomon, shohim sesi potika ka ndikuar kulturën dhe kultura politikën , sesi nën ndikimin e tyre ka evoluar sociologjia e masave.

Pranvera e Prages , Viti 68’ më parë revolta Hungereze dhe ajo polake, ajo e shqiptareve të Kosoves , disidenca e lindjes, rënia e Murit të Berlinit, teorite dhe eksperimentet ekonomike, personazhet dhe librat me famë, rrymat muzikore, politikanë si Tuxhman , Tito , Miloshevic, Vucic, Taxhic apo Haradinaj e shume të tjere, ndërthurur në një kombinim unik duke zënë vendet e tyre, në hirarkinë e mendjes politike .

Gjithë kesaj ti bësh kritiken, është një përpjekje sizifjane, për fat, guri ka ngelur në maje, pasi libri ka mbaruar.

Ka vetem nje rrezik ; qe ajo te rrokulliset mbi ne lexuesit e ngratë tek tentojmë ta përtypik shpejt e pa vëmëndje bukën e shpejte të shtruar në sofër.

Ky libër është një mundësi kreative origjinale, për të njohur më mirë Kroacine, nga vjen çfarë është dhe ku shkon. Shtetformuest e saj, ideologët kombëtar, dilemat, zgjidhjet dhe ankthin e saj ekzistencial, po aq sa Ballkanin dhe European .

Ndaj ky libër merr dobi dhe na nxit në një studim te ketij kalibri ta bëjmë për Shqipërine dhe kontekstin që e rrethon

Të nderuar pjesmarrës me lejoni t’ju them një thënje të Brockit “ Ka krime më të rënda se djegja e librave, një prej tyre eshte mos ti lexosh ato”

Ata qe duhet të njohin veten, dhe më pas të kuptojne që çfare raporti duhet të kenë me të tjeret , me kohen dhe historinë , ky liber ju rekomandohet.

Për të gjithe ata që duan të jetojnë me folklor nacionalist , me dogma agresive që stimolojne dhunën dhe manipulatoreve të historisë ky liber nuk ju shërben , për ta është nje e madha carje kreje.

Duke përfunduar falenderoj shpinë Botuese 55, dhe botuesin Fahri Balliun i cili në keto vite ka ditur te zgjedhë ata libra qe i flasin ndërgjegjjes qytetare në shërbim të vërtetave historike, për të gjitha ata qe janë në luftë të perjetshme me harresen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...