Rama refuzon interpelancën, Berisha: Akt anti-Kushtetues, po mbulon lidhjet e Olsit me trafikun e kokainës

Tuesday, 16 Prill 2024 16:44

Sali Berisha, kreu i PD-së dhe lider i opozitës, përmes një deklarate e konsideron si shkelje flagrante të Kushtetutës nga Edi Rama, refuzimin për tu paraqitur në interpelancën e thirrur nga Gazment bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, për rolin e dokumentuar të Olsi Ramës, vëllait të Edi Ramës në grupin shqiptaro-kolumbian të kokainës.

Përmes një deklarate, Berisha thekson se “neni 80 sanksionin: ‘Kryeministri dhe çdo anëtar tjetër i Këshillit të Ministrave është i detyruar t’u përgjigjet interpelancave dhe pyetjeve të deputetëve brenda 3 javëve”. 

 

“Përveç kësaj dje në një akt antikushtetues të pa precedent dhe në kundërshtim të hapur me nenet 98-99 të regullores së Kuvendit, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi deklaroi në Kryesinë e Kuvendit se nuk do pranojë kërkesën mocion me debat për kryeministrin Rama të paraqitur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD”, thuhet në deklaratë.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Edi Rama në shkelje flagrante të Kushtetutës, refuzon të paraqitet në interpelancën e thirrur nga Kryetari i Grupit Paralamente të PD, Gazmend Bardhi, për rolin e dokumentuar të Olsi Ramës, vëllait të Edi Ramës në grupin shqiptaro-kolumbian të kokainës që kishte instaluar në fshatin Xibrakë në magazina shtetërore, fabrikën më të madhe të kokainës në Ballkan.

Rikujtojmë këtu se neni 80 sanksionin: ‘Kryeministri dhe çdo anëtar tjetër i Këshillit të Ministrave është i detyruar t’u përgjigjet interpelancave dhe pyetjeve të deputetëve brenda 3 javëve”.

Përveç kësaj dje në një akt antikushtetues të pa precedent dhe në kundërshtim të hapur me nenet 98-99 të regullores së Kuvendit, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi deklaroi në Kryesinë e Kuvendit se nuk do pranojë kërkesën mocion me debat për kryeministrin Rama të paraqitur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD.

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe vazhdimin e mohimit të të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës nga Edi Rama dhe suita e tij dhe deklaron se ajo nuk do pajtohet kurrë me këto akte antikushtetuse me të cilat Edi Rama kërkon të mbulojë lidhjet direkte të vëllait të tij me trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe të mbrojë kësisoj veprimtarinë familjare mafioze të klanit Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...