Berisha: O KLP-arë, keni detyrë të kontrolloni, jo t’u dilni zot hajdutëve dhe bandave kriminale në organet e drejtësisë

Tuesday, 16 Prill 2024 21:58

Lideri i opozitës, Sali Berisha i është përgjigjur reagimit të Kontrollit të Lartë të Drejtësisë, ku merrnin në mbrojtje drejtuesin e SPAK pas akuzave të rënda publike në drejtim të tij, se është takuar me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, tashmë i dënuar me mbi 5 vite burg në ShBA.

‘O KLP-arë, detyra juaj është të kontrolloni, jo t’u dilni zot hajdutëve dhe bandave të organizuara kriminale në organet e drejtësisë’, u shpreh Berisha në fjalën e tij gjatë protestës maratonë nga mbështetësit e tij në ‘Rrugën e Shpresës’.  

 

Berisha: Tani lind pyetja për ju, për çdo qytetar, por edhe për ata të KLP-së që na rrahin gjoksin për Damanin dhe Zamanët: zotëri, na thoni pak ju që e mbikëqyrni Dumanin dhe betoheni për kokën e tij, si doli ai me tre apartamente me rrogë shteti, apo jeni edhe ju vetë si ai dhe i dilni zot?

Zotërinj të KLP-së, nuk dua të paragjykoj njeri, por a nuk thotë ligji i prokurorisë, a nuk e autorizon atë të hapë çështje kryesisht?

Po ka mashtrim më qesharak përveç 7 miliardëve të Shpiragut të Edi Ramës, se sa pylli vertikal 1 milion pemë i Erion Veliajt?

Ku e keni Dumanin apo fle në hijen e këtij pylli?

O KLP-arë, detyra juaj është të kontrolloni, jo t’u dilni zot hajdutëve, armiqve të ligjit, bandave të organizuara kriminale në organet e drejtësisë.

T’u pyes unë ju avoketër të krimit: a nuk është Dumani që fle mbi dosjen 184, 339? Na thoni pak, a nuk janë ato dosje të krimti madhor elektoral o qesharakë?

Po kush mund të ketë respekt për ju kur nuk keni respekt për veten tuaj?

Kur u vjen Dumani në sallë me një zdap 2 metër të gjatë sikur të ishte Enver Hoxha.

Po çfarë jeni ju mo? Ju jeni turp i dheut mo!

Shiheni veten kush jeni!

A jeni juristë apo jo o KLP-ista? A e shihni ju se si Dumani po amniston Erion Veliajn që ka firmosur duke mashtruar për këshillin bashkiak.

Që ka firmosur duke mashtruar për këshillin e qarkut.

Që ka firmosur duke mashtruar për mbikëqyrjen e objektit të ndërtimit.

A jeni shqiptarë ju apo çfarë jeni? Apo jeni edhe ju si a?

A keni të drejtë ju të kontrolloni apo jo? Apo ua kanë lidhur sytë edhe ju si Dumanit me drogë dhe para të krimit.

Dhe kërkoni respekt pastaj. Po opozita do 100 herë t’ju respektojë, por ju nuk lini shkas për respektin më të vogël.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...