Në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, kryetrari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar KLP-në dhe Altin Dumanin.
Sipas tij, Amant Josifi u vodhi mbi 2 miliardë euro qytetarëve europianë dhe Dumani nuk lëshoi urdhër arresti.
Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:
Na thoni këtu o KLP-arë apo KLP-istë, a nuk ka vjedhur Amant Josifi mbi 2 miliardë euro qytetarëve europianë dhe Dumani juaj nuk lëshoi urdhër arresti?
Dhe Dumani juaj nuk pranoi të hetojë.
Kujt ia shisni këto mor?
A keni ju dinjitet? A keni ju integritet profesional? Nder detyre? Dhe dilni e lëshoni komunikata të shkruara në zyrat e kryeministrit, kryehajdutit të Shqipërisë.
U jepni përgjigje këtyre pyetjeve ju dhe ne t’u respektojmë, dhe ne të bëjmë vlerësimin tonë.
Po ju bëheni mburojë e Dumanëve sepse ju shpërbleheni.
U vjen në sallë dhe ju flet sikur ta kishte nxjerrë Araniti nga hunda.
Po pasqyra ju tradhton ju mor.
Shiheni dhe njëherë mbledhjen qesharake. U rrinte badigardi i tij dy metra i gjatë se mos ia preknit Dumanit.
Çfarë punonjësi jeni ju? Turp i dheut.
E premtja është zgjidhja, e premtja është dita, është zemërimi, është mjeti, revolta, është fitorja.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!