Kryetari i Partisë së Lirisë ilir Meta, në një konferencë për shtyp, ka zbuluar strukturën që Partia e Lirisë pritet të mbajë pas Konventës së 27 prillit.
“Vijon puna për ndryshimet në statut që do të sjellin një Partis të re Lirie, që do të jetë e aftë t’i përgjigjet një regjimi mafioz dhe të frymëzojë shqiptarët në luftën për liri.
Do të godasim nepotizmin në parti sepse ka qenë një shqetësim dhe problem i madh.
Do t'i japim goditje krahinalizmit dhe do jemi partia më demokratike në Shqipëri, më e organizuara dhe më e fuqishme sa i takon ekzekutimit.
PL në vlerësimin tim nuk mund të vijojë me lidership kakofonik. Do të ketë kryesi ekzekutive dhe kryesi politike.
Nuk do të ketë kryetar, por president, dhe padyshim që unë do të kandidoj.
Do të ketë vetëm një zv/president, kandidatja e vetme është Erisa Xhixho," tha Meta.
Tedi Blushi do të mbajë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë.