Ish Presidenti Ilir Meta ka vijuar edhe sot me akuzat e rënda ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.
Pasi u ktheu përgjigje sfiduese KLP-së dhe Ambasadës së SHBA, të cilat reaguan për akuzat e djeshme ndaj Dumanit, Meta ashpërsoi më tej tonet duke e cilësuar Dumanin “si lepur” “palaço” që "kërkon t'i marrë peng vjehrrën dhe partinë".
“Dum Dumani i kërkoi Ahmetajt të mbyllte gojën (...) ai dridhet si lepur para kryehajdutit Edi Rama”, tha mes të tjerash Ilir Meta.
"Dum Dumani është palaço, dum Dumani, pistoletë e Edi Ramës për të vrarë pluralizimin politik. A thashë kështu për Dvoranin dhe kështu doli. Është palaço. Dumani nuk ka këllqe të merret me detin. Meta ka nevojë për kapedanë dhe kapedanë. Nuk kam nevojë për çimkat në parti. Ju e dini shumë mirë që Ahmetaj bëri një deklaratë, që bëri të qartë që nuk kishte asnjë lidhje me procedurën e inceneratorëve. Ai foli qartë për Ramën dhe Veliajn. Dum-Dumani mblodhi gazetarët një ditë dhe tha prisni se do të ketë surpriza për Ahmetajn dhe surpriza është puna e bukës, që Ahmetaj tha se ishte e bërë nga Veliaj. Dumani i tha Ahmetajt që të mbyllte gojën. Si mund të merren me Veliajn ata, familjarët e tyre marrin tenderë nga Veliaj. U morën me drejtorët që të mos arrestojnë Veliajn. Hetohen koncesionet, por biznesi vazhdon. Drejtësia e Dumanit, ai dridhet si lepur para kryehajdutit Edi Rama", u shpreh Meta.