Mania rraskapitëse e kreut të qeverisë, Edi Rama, për të sugjestionuar opinionin vendas me bumin turistik të gënjeshtërt, një daulle që ai i bie pa pushim, nuk po gjen terren dhe nuk po ngjit askund.
Një tentativë e para disa orëve nga Rama për t’i hedhur publikut, tymin e radhës me shifra, thoshte: “Lart e më lart... Shqipëria ngjitet ende më lart me rritjen e saj mbresëlënëse të numrit të vizitorëve nga ajri, në tabelën e klasifikimit ndërkombëtar të ACI për muajin shkurt në aeroportet e Europës”.
Nuk ka vonuar reagimi i një qytetari të quajtur Florian Metani, që duke besuar së paku në transparencë, i ka lënë Ramës këtë mesazh:
“Z. Kryeministër, nuk jeni zgjedhur për ta bërë Shqipërinë, kënd lojërash ku zbaviten turistët, “low coast” me konserva me vete! Jeni zgjedhur për të përmirësuar jetën e shqiptarëve.
Keni mundësi ju lutem, të publikoni të dhënat e Censuti në Shqipëri? Më shumë se sa turistë, duam të dimë se sa shqiptarë kanë ngelur në Shqipëri”, shkroi Metani.
Pas këtij qëndrimi të mprehtë, që duket se preku nervin e Kryeministrit, mesazhi i qytetarit në profilin e Ramës u zhduk menjëherë nga sytë e publikut, por pa mundur të humbiste për fare.
Kryetari i PD, lideri i opozitës Sali Berisha, e ka publikuar në profilin e tij si foto me këtë koment: “Një përgjigje e merituar ndaj postimit të Edi Ramës, por që e fshiu menjëherë”.
Fshirja apo zhdukja e komenteve kritike ka qene dhe mbetet praktikë në llogaritë zyrtare të kreut të qeverisë shqiptare në mediat sociale.