Ambasadori Kramaric : Ideja e "botes Serbe " kercenim historik e aktual per rajonin

Premte, 19 Prill 2024 19:42

Zonja e zoterinj. Të nderuar Shkëlqesi Ambasadorë, miq e te ftuar!

Ka një arsye që, gjithnjë në ceremoni të tilla , protokolli me rregullat e tij të qarta e lë në fund gjithnjë fjalën e autorit .
Kjo mund të interpretohet në mënyra të ndryshime ;
Si nje avantazh por Edhe si nje handikap
Kjo , sepse pritet shume nga autori dhe fjala e tij drejtuar nje audience shume të përzgjedhur Prandaj nuk është cudi që autori vetë të ndjehet si nje lojtar shahu që luan me guret e zinj
Eshte nje lloj pozite inferioriteti por une jam shume komod se puna ime ka mbaruar në momentin qe dorëzova dorshkrimin e librit tek botuesi.
Gjithcka qe autori e ka menduar, ka thënë !

U takon tashme kritikëve, analistëve , politikanëve komentatorëve , studenteve kuriozë, te japin mendimin e gjykimin e tyre.

Por me lejoni qe shkurtimisht te prezantoj idete baze te miat te cilat më udhehoqen gjate procesit të shkrimit te librit “Kritika e Mendjes Politike “

Dhe pikerisht ne titull pra Kritika e Mendjes Politike që në fakt I dedikohet adhurimit që vete autori ka per filozofin gjerman I .Kant , ai ka regjistruar ne menyre te rregullt ngjarjet politike e kulturore ne Kroaci, pjesërisht dhe në rajon. Kjo me qëllimin e vetëm për të bërë nje paralajmërim lidhur me disa procese te caktuara dhe për të reaguar ne kohë.
Kjo per arsye Se disa nga keto procese Politike Mund te kenë efekt ne disa vende te tjera, Nuk jane ngjarje që qëndrojne thjesht brenda kufijve te një shteti.

Një nga këto procese problematike eshte sigurisht idea e nevoja e për të krijjuar “botën Serbe”, ide e cila qe nga gjeneza e saj ishte , e paqartë, konfuze, e papërcaktuar politikisht me motive të paqarta.
Sidomos nese ju kujtohet qe ky projekt filloi te binte mire ne sy e te ishte edhe me I qartë, menjehere pas ngjarjeve tragjike ne vitet ‘90 te shekullit te kaluar (luftrat shpërbërja e shteteve, genocidi).
Keshtu qe ne, ishim te paret ndoshta që dhamë alarmin lidhur me pasojat shume negative të kësaj ideje, persa i perket stabilitetit te rajonit.
Ne te njejten kohe parashikimet tona dolen te sakta te justifikuara nga koha dhe per rrjedhoje ideja “ie pafajshme “ per unitet kulturor te nje kombi nuk ishte dhe aq e pafajshme. ( identiteti kombetar eshte nje fenomen normal ne jeten Politike te nje shoqerie. Une Nuk kam asgje kunder identitetit politik, por kjo Nuk do te thote qe ne duhet Patjeter te insistojme ne disa mite kombetare, ne disa ngjarje historike, ne disa figura historike, ne cdo kohe e ne cdo moment ; aq ne teper kur koha e rrethanat flasim qarte qe duhet te terhiqeme nga mbrojtja e tyre e te dustancohemi madhe nga këto ngjarje e personazhe.
Ato thjesht duhen vendosur ne kontekstin e duhur, te mos maksimizohet ne maksimum vlera e tyre Pa arsye, dhe kjo do te ishte me me shume efekt e vlere si per politikanet, ashtu dhe per artistet.
Me konkretisht te gjitha ngjarjet e mevonshme si ato fetare e Politike ne Malin e Zi , qe u pasuan me vone me ndryshim te qeverise, ku Kisha luajti nje rol paresor, , qeveria qe pasoi u formua mbi bazen e udhezimeve te Kishes.
Po keshtu në te njejten logjike le të shohim tensionet ne veri te Kosoves, si dhe entitetin Serb ne Bosnje; te gjitha keto tregojne nje anë të errët te ne atij projekti i Cili ne shume detaje riciklon disa projekte te tjera Edhe me te hershme te Projektit te Madh Serb - psh ketu Mund re citojme Memorandumin e Akademise se Shkencave dhe te Artit të Serbise në vitet ‘80 te shekullit te kaluar . Po i permend te gjitha këto per te nxjerre ne pah lidhjen qe ka libri in ne mardheniet ndershteterore ne Ballkanin Perendimor, ose me saktë me projektin “bota Serbe” , Jo Thjesht si projekt, por edhe si konfirmimi ne i sakte e me i qarte i kthimit te së shkuaresne jeten Politike te rajonit. Por Jo vetem Kaq . Ajo tashme si projekt , si ide eshte bërë narrativa kryesore elementi luv dominant ne te gjitha politikat dhe e strategjite qe lidhen me rajonin.
Sigurisht, ajo qe lexuesi shqiptar do te ishte i interesuar ne librin tim Jane reflektimet e mua mbi ceshtjen e Kosovës, mbi mitin e Kosoves si nje komponent kyc te entitetit serb , qe sot ne menyre sinjifikative percakton poltikat strategjike te Serbise. Dhe kjo per rrjedhojë te con ne faktin qe ne Serbiane e sotme Nuk ka , Nuk egzston asnje opsion politik, qe te jete ne gjendje re perballet me nje FAKT , ne Kosovën !
Gjithashtu jam i bindur qe lexuesit shqiptare do te jenë të interesuar Edhe për pikpamjet mia mbi fashizmin e komunizmin , mbi keto dy te keqija te medha te botes, qe Kane kontaminuar dukshëm poltikën e sotme në Kroaci. Keshtu që lufta midis “te kuqve” dhe “të zinjve” ende vazhdon.
Kjo ka sjelle si pasoje mposhtjen e ideve politike libral- demokratike dhe keto i thote një libral i zhgënjyer i cili nuk është aspak i lumtur që në momente të caktuara, opsionet politike ekstreme prevalojnë në vëndin e tij, në kurriz të atyre të moderuara.
Patjeter,disa lexues do të jenë gjithashtu të interesuar lidhur me disa nga refleksionet tona për marrëdhënien politike midis Titos dhe Krleza pse artistit M.Krleza . Kjo sepse ishte një nga marrëdhëniet me te rëndësishme mes shkrimtarëve Kroato-Jugosllav ( nje paralele e tillë mund të hiqet me marrëdhënien midis E.Hoxhes dhe I.Kadare).
Unë jam i bindur që një analizë e kësaj marrëdhënie do të jepte shumë përgjigje për strukturën e mëndjes politike shqipëtarr. Kur isha ambasador në Kosovë kam folur me Profesor R.Qosen, një kritik i fortë ky i disa aspekteve të jetës politik te I.Kadare . Një studim krahasues që do të lidhej me ngjashmërite dhe diferencat të këtyre lloj marrëdhënieve do të ishte interesante.
Një nga cështjet që do të lidhte Jugosllavine komuniste dhe Shqipërine është padyshim dhe egzistenca e kampeve për armiqtë politikë, armiqtë e socializmit,pra cështja se cfarë ne mendojmë lidhur me gulaget,kampet e komunizmit që fatkeqësisht egzistuan në Jugosllavi dhe Shqipëri. Dhe kjo do të ishte sigurisht në interes të lexuesve shqipëtarë si një emergjencë e cila lidhet me nostaligjnë për kohërat e shkuara,cështjes së cilës unë i referohem ne liber .
Gjithashtu nga perspektiva e diteve te sotme jam munduar te shoh ne liber revoltat e studenteve , te gjitha levizjet sociale , qe nga fundi i viteve'60-të te shekullit te kaluar.
Gjthashtu po nga kjo perspektive jam munduar te shoh edhe se si " flinin" politikanet jugosllavë gjate periudhes se rënies së Murit te Berlinit.
Ju do te pyesni : po ku eshte problemi ketu ; politikanet tanë fjeten gjumë gjate asaj peridhe historike te madhe , ëndërra eshte ëndërr por për shkak të gjumit letargjik të tyre , tranzicioni ynë ishte me i dhimbshëm se sa dugej të ishte , dhe ishte kjo arsyeja qe në një mënyre sinifikative u ngadalesua dge u veshtirësua shumë periudha e tranzicionit ne te gjitha shoqërite jugosllave.
Por do më duhet te ndalem
Këtu me fjalen time reeth librit sidomos pas fjaleve qe u thane ketu nga parafolesit e nderuar .
Por në mënyre të vecantë dya te falenderoj zoti Shaban Murati , si nje njohes i shkelqyer i politikës se rajonit dhe më duhet te them se se mund te mësojme shume prej tij . Shpresoj shumë që së shpejti te promovojmë në Zagreb librin e tij reeth mardhënieve Kroato-Shqiptare ne gjuhen Kroate dhe te falenderoj miku im , për cdo gje qe ju beni per cështjen Kroate ne Shqipëri . Shavan Murati eshte nje Milan Shuflaj shqiptar .
Ne kete liber , që lexuesi do ta gjukojë vetë sa të sakta janë konkluzionet , , sepse gjykimet e shpejtuara mbi ndodhite e perditshme reeth ceshtjeve politike e kulturore jane te rrezikshme . Nuk ështe e thjeshtë të parashikosh proceset e së ardhmes.
Kështu që une ia lë gjykimin final vetë lexuesit mbi vlerat bindëse të librit, por edhe mbi parashikimet e parakohshme që bëj sic është mposhtja, humbja që pësuan vlerat liberal demokratike në këtë rajon , ndoshta jo në formen sic e parashikuan disa autorë si F. Bieber, J. Muller , por le t'ia leme komentet kritikëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...