Bashkia e Tiranës ka qenë I vetmi institucion, që kompanisë ANK Architecture I ka dhënë tendera public.
Më datën 13 dhjetor 2019, ende pa u bërë dy javë nga rënia e tërmetit tragjik të 26 nëntorit, bashkia e Tiranës hapi me urgjencë një tender pa shpallje paraprake me negocim të drejtpërdrejtë për ekspertimin teknik të godinës së shkollës “Sami Frashëri”.
Tenderi kishte objekt: Ekspertizë për vlerësimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti “Shkolla e mesme Sami Frashëri”.
Fondi limit I këtij tenderi ishte përckatuar 4.1 milionë lekë, apo rreth 39 mijë euro pa tvsh.
Në datën 13 dhjetor, bashkia Tiranë njofton lidhjen e kontratës me operatorin ekonomik “ANK Architecture”, në pronësi të Albana Koçollarit, motrës së Mirela Koçollarit, në atë kohë me detyrë Drejtoreshë e Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë e Tiranës.
Ky tender, përtej dyshimit se I është dhënë një kompanie me lidhje të forta nepotike në bashkinë e Tiranës, është I dyshimtë edhe për shkak të mënyrës si është realizuar.
Objekti I Tenderit është ekspertizë për vlerësimin e objektit të dëmtuar nga tërmeti, shkolla Sami Frashëri.
Bashkia e Tiranës ka anashkaluar Institutin e Ndërtimit, institucionin publik që kreu të gjitha ekspertimet teknike te godinave publike dhe private të dëmtuara nga tërmeti, duke përcaktuar edhe shkallën e dëmtimit.
Ngrihen pikëpyetje pse Bashkia e Tiranë zgjodhi të tenderonte dhe të kryente privatisht ekspertizën teknike të një godine të dëmtuar nga tërmeti, në një kohë që mund të kishte kursyer 50 mijë euro, duke kërkuar që ekspertizën ta kryente Instituti I Ndërtimit pa pagesë.
Hijet e dyshimit për abuzim me ekspertimin teknik ne shkollën “Sami Frashëri”, shtohen edhe më shumë.
Gjashtë muaj pasi me një procedurë të dyshimtë për ekspertim privat të godinës “Sami Frashëri” me kosto të larta financiare për buxhetin e bashkisë Tiranë, ERion Veliaj, I jep kompanisë së motrës së drejtoreshës së tij edhe tenderin për studimin dhe hartimin e projektit për gjimnazin “Sami Frashëri”.
Në datën 5 qershor 2020, kompania “ANK Architecture”, fitoi tenderin me vlerë rreth 35 mijë euro, për projektimin e godinës së re të shkollës “Sami Frashëri”.
Tashmë I mbetet organeve ligjzbatuese, që të hetojnë këtë tender, për të zbardhur nëse
Siç rezulton nga të dhënat e OPEN Data Albania, “ANK Architecture” ka fituar tre tendera me objekt studim dhe projektim godinash publike nga bashkia e Tiranës.
Në datën 5 qershor të vitit 2020, Bashkia e Tiranës dhe shoqëria “ANK Architecture”, lidhin marrëveshjen për tenderin me objekt: studim projektim për objektin ndërtimi I shkollës së mesme “Sami Frashëri”, Programi I rindërtimit.
Ky tender kapte vlerën e rreth 35 mijë eurove me TVSH. Këtu ngrihen disa pyetje, të cilat kërkojnë përgjigje:
Në datën 4 shkurt 2021, bashkia Tiranë dhe “ANK Architecture”, lidhin kontratën për tenderin me objekt: Studim projektim,për objektin: “Rikualifikim bllokut që kufizohet nga “Teodor Keko, Tom Plezha, Mikel Maruli dhe Loni Ligori, vlera e të cilit ishte rreth 37 mijë euro me tvsh.
Në total, kompania “Ank Architecture” e Albana Koçollarit, motrës së drejtoreshës së Promobimit në bashkinë e Tiranës, Mirela Koçollari, ka përfituar rreth 130 mijë euro nga bashkia e Tiranës.