Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, lideri i opozitës Sali Berisha ka sulmuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani.
Berisha tha se, çfarë do medalje që mund të marrë Dumani nëpër botë, në Shqipëri ai ka medaljen e krimit.
Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:
Dhe unë i them këtij zotërie, që shtron këtë pyetje: Altin Dumani është bërë mburojë kryesore e veprave më të mëdha kriminale, vjedhjeve më të mëdha të shekullit të kësaj bande kriminale.
Është bërë një vegël e shpifur në duart e Edi Ramës. Një lake që qëndron aty në kundërshtim me Kushtetutën dhe që mendon se mbështetja e të huajve do e mbajë atë në detyrë, mos harro se je prokuror i shqiptarëve, por për shqiptarët je një kriminel.
Çfarëdo dekorate që mund të të japin, nga cili vendi i botës, ti ke në Shqipëri medaljen e turpit, të krimit. Armik i opozitës, armik i votës së lirë, armik i shqiptarëve.
Ndaj dhe dil e tregoju shqiptarëve me se i ke blerë tre apartamentet gjer në vitin 2016?
Të tjera do i marrësh vesh më vonë një nga një.
Ndaj dhe ata që ngrenë kulte mbi hiçin, ata që ngrenë mite mbi plehun.
Ne i qëndrojmë të vërtetave, do luftojmë për të vërtetat.
Të vërtetat janë motoja jonë.
Do marrim fatin tonë në duart tona.
Shqipërinë e bëjnë shqiptarët.
Demokracinë shqiptare po e mbrojnë shqiptarët.
Shqipërinë e shpëtojnë shqiptarët.