Në këtë mënyrë ai shpjegon sepse në jo pak raste dalin të përfshirë emra të tillë si Saimit Tahiri dikur, apo Olsi Rama.
Zagani tha se pikërisht është kjo arsyeja pse ne quhemi Kolumbia e vogël e Europës.
Ai tha se edhe në rastet kur janë kapur rastet e trafikut, operacionet ose janë drejtuar nga partnerët, ose ata ishin pjesë e operacioneve.
“Shikoni me kujdes, në të gjitha rastet e suksesshme, operacionet janë drejtuar nga Prokuroria, ose ajo e Krimeve të Rënda, ose SPAK”, tha Zagani.
Ai tha se dokumentin që vuri me shpatulla për muri gjeneralin Italian Lisi e kishte vënë në dispozicion prej 10 vjetësh, por propaganda nuk e lejonte një gjë të tillë.
“Italia është e madhe, ka që shiten por ka edhe që nuk shiten. Vlera e fakteve tona, të hetuara nga ne, të zbardhura mediatikisht nga ne, çfarë vlere kishte në atë kohë dhe çfarë vlere ka sot”, tha Zagani.