Berisha: Të premten, Erion Veliaj jep dorëheqjen sepse gjyqin do ta bëjmë në sheshin Skënderbej

Hënë, 22 Prill 2024 21:06

“Të premten, Erion Veliaj jep dorëheqjen sepse gjyqin do ta bëjmë në sheshin Skënderbej”, tha lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar.

Berisha tha se prokurorët që amnistuan Olsi Ramën, që fshehën dokumentet e kalimit 18 herë të kufirit me makinën e drogës, që fshehën filmime e fotografime të tij në mbledhjen me Xhixhën, Gjonajn dhe Ermal Hoxhën, u shpërblyen. 

 

“Njëri emërohet Prokuror i Përgjithshëm, tjetri për një votë do ishte Duman i përgjithshëm.

Por ky është vetëm një aspekt.

Aspekti dramatik është se këtë drejtësi të inkriminuar si kurrë më parë, këtë drejtësi që iu mohon shqiptarëve të drejtën dhe ligjin, këtë drejtësi mburojë të krimit të organizuar dhe vjedhjeve qeveritare, kërkojnë t’ua shesin shqiptarëve si sukses”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e liderit të opozitës

Të dashur miq, në Shqipëri krimi shndërrohet në votë.

Në Shqipëri, krimi shndërrohet në lobim të fuqishëm.

Shndërrohet në McGonigal.

Në Shqipëri, krimi shndërrohet në karriget më të larta në pushtet.

Ndaj dhe kjo betejë që bëjmë, pavarësisht nga vështirësitë dhe rreziqet, është betejë epike. Është betejë shpëtimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Prokurorët që amnistuan Olsi Ramën, që fshehën dokumentet e kalimit 18 herë të kufirit me makinën e drogës.

Që fshehën filmime e fotografime të tij në mbledhjen me Xhixhën, Gjonajn dhe Ermal Hoxhën, u shpërblyen.

Njëri emërohet Prokuror i Përgjithshëm, tjetri për një votë do ishte Duman i përgjithshëm.

Por ky është vetëm një aspekt.

Aspekti dramatik është se këtë drejtësi të inkriminuar si kurrë më parë, këtë drejtësi që iu mohon shqiptarëve të drejtën dhe ligjin, këtë drejtësi mburojë të krimit të organizuar dhe vjedhjeve qeveritare, kërkojnë t’ua shesin shqiptarëve si sukses.

Kërkojnë t’ua shesin shqiptarëve si mirësi, sikur të mos jenë njerëz, sikur të mos jenë qenie njerëzore, por barngrënës.

Miqtë e mi, çdo ditë, çdo orë na fton të marrim në dorë fatin tonë.

Të premten, dita e shpëtimit të bashkisë, dita e çlirimi të bashkisë.

Të premten, Erion Veliaj jep dorëheqjen sepse gjyqin do ta bëjmë në sheshin Skënderbej.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...