I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në SYRI TV për të komentuar reportazhin që zhvilloi gazetari i RAI 3 në Shqipëri ishte analisti, Enton Abilekaj
Abilekaj është shprehur se Lisi në kohën e kanalizimit ishte McGonigal i parë që po bashkëpunonte me qeverinë dhe të lulëzonte kanabisi në vend.
"Pasoja është që ky me këta kriminela bashkëpunon edhe kur është sekretar i përgjithshëm në kryeministri. Ky i thotë Artur Shehut që falja tokën Lisit dhe kjo është pasojë e punës që ai ka bërë më parë dhe nuk kemi menduar se kjo punë mund të ndodhë.
Çështja Zagani që është i lidhur me Habilajt dhe Tahirin ku është vetë Zagani i cili ka parë Lisin me Artur Shehun një fakt që ne e kemi kaluar pa rëndësi dhe ky ishte McGonigal i asaj kohës.
Koalicioni i paligjshëm i krimit dhe shtetit i bashkuar në një aleancë okulte përveç që organizuan trafikun drogës zhduken të gjithë oficerët që i dilnin në rrugë.
Përfshirja e Olsi Ramës në trafikun e drogës gazetari Italian e ka të faktuar me dokument fakt të ciline ai e bëri publik në SYRI TV."